By-Passi i Fierit, një km rrugë kushton 2.7 milionë

Si po ndërtohen 22 km rrugë në Fier me vlerë 60 milionë euro, pas konfliktit me tenderin e parë. Kontrata fillestare, parashikonte ndërtimin e objektit me shumën totale 38 milionë euro. Analiza për rrugët

Ndërtimi i by pasit të Fierit është një histori e komplikuar si shumica e investimeve publike në Shqipëri, por punimet në 22 kilometrat e saj pritet të përmbyllen me një shumë prej 60 milionë eurosh ose 2.7 milionë euro/km. Madje në vitin 2014 kur përfundoi tenderi për ndërtimin e saj, kompania italiane “Serenisima’ mori përsipër ta ndërtonte këtë objekt me vetëm 38 milionë euro ose me 1.7 milionë euro për kilometër. Por një konflikt me nënkontraktorët shqiptare, bëri që italianet të hiqnin dorë nga punimet, teksa qeveria dhe donatorët kontraktuan kompani të tjera, por gjithsesi punimet në këtë segment nuk do të kalojnë të 2.7 milionë euro për kilometër. Të dhënat tregojnë se autostrada që lidh boshtin kryesor rrugor në vend atë Veri-Jug kushton shumë më lirë se rruga Orikum -Dukat e kategorisë C2 që është vetëm 7 metra e gjerë. Ky aks i cili nuk është as prioritet kombëtar dhe nëse nuk ndërtohet njëherazi deri në Himarë nuk ka as vlerë turistike do të kushtojë 67 milionë euro për 15 kilometra, ose 4.4 milionë euro për km. Ndërsa autostrada e ngjashme me parametrat e By Passit të Fierit, rruga Milot-Balldren ose by pasi i Lezhës që u dha me koncesion pak ditë më parë nga qeveria do të kushtojë rreth 12.5 milionë euro për km pa TVSH.

Si rrugët me financim të huaj kushtojnë 10 herë më lirë

Prej vitesh ekziston një praktikë ku rrugët e ndërtuara me fonde të brendshme kushtojnë shumë herë më tepër se njëjta kategori rrugë e ndërtuar me financim të huaj. Kjo diferencë sistematike në koston për kilometër të ndërtimin me fonde te brendshme dhe të huaja tregon keqadministrimin e fondeve publike në procesin e investimeve. Për shkak se investimet me financim të huaj kalojnë në procedura e praktika kontrolli që nuk lejojnë kosto jo logjike. Sipas të dhënave zyrtare nga ministria e infrastrukturës në “Raportin e Monitorimit 2018” shpenzimet faktike për ndërtimin e rrugëve ishin rreth 15 miliardë lekë nga të cilat rreth 9 miliardë lekë financimin i brendshëm dhe 6.3 miliardë lekë financim i huaj. Shifrat zyrtare të ministrisë së infrastrukturës tregojnë se për të njëjtën kategori rruge, kosto e financimit me fonde të brendshme është 10 herë më e lartë se me fonde të huaja. Nga të dhënat shihet se nga financimi i brendshëm u harxhuan 4.2 miliardë lekë me të cilat u ndërtuan 28.7 kilometër rrugë të kategorisë C. Kosto për kilometër me fondet e brendshme ishte 146 milionë lekë ose 1.1 milionë euro me kursin aktual të këmbimit. Ndërsa po për kategorinë C me fonde të huaja u harxhuan 205 milionë lekë dhe u ndërtuan 12 kilometra. Kosto për kilometër ishte 17.1 milionë lekë ose 136 mijë euro ose 10 herë më e ulët se me financim të brendshëm. E njëjta diferencë vlen edhe për kategorinë B. Sipas të dhënave zyrtare për vitin 2018 u investuan 1.7 miliardë lekë me të cilat u ndërtuan 6.7 kilometra rrugë. Kosto për kilometër ishte 262 milionë lekë ose 2 milionë euro për kilometër.

‘Zgjidhja’, Koncesionet e Ramës, një hajdutëri publike

Një rrugë e mbetur rrugëve nga Rilindja po mbaron me fonde ‘normale’, krahasuar me shifrat e çmendura që jepen në preventivët që ofrohen në ofertat e pa kërkuara të miqve të qeverisë, ku një kilometër rrugë fushore shkon mbi 10 milionë euro. Sipas analizës së kryer nga monitor.al, kuptohet lehtë se si vjedh publikisht Rama me klientët e tij. By pasit të Fierit, 22 kilometra, pritet të përmbyllet me një shumë prej 60 milionë eurosh ose 2.7 milionë euro/km. Autostrada që lidh boshtin kryesor rrugor në vend atë Veri-Jug kushton shumë më lirë se rruga Orikum -Dukat e kategorisë C2 që është vetëm 7 metra e gjerë. Ky aks i cili nuk është as prioritet kombëtar dhe nëse nuk ndërtohet njëherazi deri në Himarë nuk ka as vlerë turistike do të kushtojë 67 milionë euro për 15 kilometra, ose 4.4 milionë euro për km. Ndërsa autostrada e ngjashme me parametrat e By Passit të Fierit, rruga Milot-Balldren ose by pasi i Lezhës që u dha me koncesion pak ditë më parë nga qeveria do të kushtojë rreth 12.5 milionë euro për km pa TVSH.
By passi i Fierit është i gjatë 22 kilometër, autostradë interurbane me gjerësi 22 kilometra. Kosto për kilometër e projektit është 2.7 milionë euro dhe është një financimin i donatorëve BERZH dhe BEI. Në këtë seksion është parashikuar ndërtimi i 3 urave me gjatësi nga 80 m secila ne Lumin Seman, në kanalin e Hoxharës dhe atë të Pojanit.  Këtë hajdutëri publike, Rama kërkon ta ligjërojë përmes Kuvendit. Një çmenduri që duhet ndalur!

Përfundon skanimi i HEC-eve, do ndërpriten 27 kontrata

101 kontrata, të cilat parashikojnë ndërtimin e 153 hidrocentarleve nga subjektet, janë ende brenda afateve kontraktuale për të vënë në funksion veprën. Ministria do i përcjellë çdo subjekti një shkresë me afatet e mbetura.

27 kontrata u gjetën me shkelje nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, të tilla si; nuk kanë filluar punime në terren, kanë filluar të ndërtojnë pa leje, ose janë braktisur për një kohë të gjatë.

2800 HEC-e janë projektuar të ndërtohen në rajon sipas një studimi të fundit, me rritje nominale 300%, të cilat vënë në rrezik florën dhe faunën, turizmin, banorët vendas apo ekonomitë lokale. Nga këtë vetëm në Shqipëri janë planifikuar të ndërtohen 305 HEC-e

Shkeljet

27 kontrata, që parashikonin ndërtimin e 80 hidrocentraleve janë gjetur me shkelje të rënda kontraktuale, që nuk kanë filluar punime në terren, kanë filluar të ndërtojnë pa leje, ose janë braktisur për një kohë të gjatë”. Ky është një prej përfundimeve të dalë nga procesi i vlerësimit të ecurisë dhe zbatimit të kontratave, i nisur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në fund të muajit janar, për të cilat do të bëhet prishja e njëanshme e kontratave. “Për të gjithë këto praktika nga ana jonë do të vijohet me procesin e komunikimit me subjektin për ndërprerjen e kontratës në mënyrë të njëanshme duke ju referuar shkeljeve të neneve të saj dhe sipas procedurës ligjore të parashikuar. Sikurse theksuar në çdo komunikim publik, procedura që do ndiqet nga strukturat teknike dhe ligjore, nga njoftimi i fillimit të procedurës, deri në ndërprerjen e njëanshme të kontratës, do të jetë shumë e kujdesshme për të minimizuar çdo risk financiar që mund t’i shkaktohet buxhetit të shtetit” u shpreh Hantin Bonati, Zv. Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndërkaq, përveç këtyre kontratave, 20 të tjera rezultojnë se nuk kanë nisur ende punimet apo kanë vënë në punë vetëm një pjesë të HEC-eve të parashikuar në kontratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet