×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Butrinti me koncesion? Tare kundërshton: S’mund t’ua japim të huajve, rrezikohet identiteti

Qendra më e njohur arkeologjike në Shqipëri, Butrinti, do të menaxhohet për 10 vitet e ardhshme nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

I ftuar në ‘RTV ORA’, ish-drejtori i këtij parku arkeologjik Auron Tare, tha se situata në Butrint në 10 vitet e fundit lë për të dëshiruar, sa i përket menaxhimit, por dhe të parkut në tërësi.

Auron Tare: ”Unë mendoj se situata të paktën 10-vjeçarin e fundit në Butrint, lë për të dëshiruar në mënyrën e menaxhimit, të parkut në tërësi në koncept, por edhe ato që u bënë dikur, siç ishin ekspeditat arkeologjike, me partnerë të huaj apo dhe me shqiptarë. Shkolla e restaurimit, e cila pak a shumë nuk është më. Janë një sërë gjërash që nuk janë më në Butrint, kanë humbur, janë zhbërë. Megjithatë, do thosha që me gjithë situatën që ka trashëgimia kulturore shqiptare në Shqipëri, Butrinti i rezistoi të gjitha kërcënimeve apo zhvillimeve turistike të zonës.”

Sipas Tares, Butrinti ka nevojë për përmirësim, por nuk mund t’u jepet të hujve për ta menaxhuar, pasi rrezikohet identiteti.

Auron Tare: ”Butrinti ka nevojë për përmirësim, ka nevojë për administrim, për koncept. Por, në asnjë mënyrë nuk mund t’u jepet të huajve për menaxhim. Së bashku me profesor Neritan Cekën kur kemi qenë bashkë në një debat, ne renditëm një seri arsyesh pse nuk mund t’i jepet një fondacioni privat. Nëse do ndodhë, atëherë ne do kemi për shembull, një fondacion grek që mund të marrë Tepelenën, një fondacion turk që mund të marrë Krujën. Nëse ka nevojë për PPP në fusha të ndryshme , në trashëgiminë kulturore është e rrezikshme për disa arsye, por më kryesore është identiteti, nuk mund t’u jepet të huajve. Por, nuk kemi model tjetër në Evropë. Duhet të jetë një bërthamë shqiptare, nuk mund t’ia dorëzosh trashëgiminë tënde kulturore një kompanie të huaj.

Tare tha se UNESCO ka rol me shtetet anëtare, por se nuk mund ta pengojë një shtet nëse do të japë një trashëgimi kulturore me koncesion.

Auron Tare: ”Përgjigja e UNECSO ka qenë kjo. Nëse vetë shteti shqiptar do që ta japë me koncension, nuk e ndalojmë dot. Nëse i zoti i punës do që ta heqë qafe, çfarë mund të bëjë Unewsco? Unesco ka rol me shtetet anëtare. Kur shteti anëtar kërkon ta japë, nuk ka çfarë të bëjë. Por, është turp që t’ia japim një kompanie të huaj.

Sipas tij, buxheti i Butrinit duhet të përdorur për të mbajtur Finiqin, dhe zonat përreth.

Auron Tare: ”Ka modele të ndryshme, më interesanti është ai anglez ku mund të jetë një fondacion shqiptar. Me paratë që nxjerr Butrinti, mund të mbahet Finiqi, që është kryevepër, ku nuk shkon njeri fare. Vetë Saranda ka 101 monumente të kategorisë së 1, kisha, manastire, xhami, teqe, të cilat janë të harruara dhe nuk i viziton askush. Ky buxhet që nxjerr Butrinti, mund ta organizojë të githë sistemin. Përdor Butrintin sot për të mbajtur Finiqin dhe zonat e tjerë përqark.”

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

‘Fluturat’ pa filtra të Bujar Alimanit

‘Fluturat’ pa filtra të Bujar Alimanit

Publikuar më 31.08.2022
Arben Rrozhani Afër fundit të dokumentarit “Fluturat” të Buj...

Arben Rrozhani Afër fundit të dokumentarit “Fluturat” të Bujar Alimani, që po shfaqej mbrëmë në kinema “Millenium” e ndjeva se më ishte sosur durimi. Po lodhesha. Regjisori, me të cilin isha takuar pak minuta përpara nisjes së premierës, na paska sjellë ca rrëfime të copëzuara grash të lindura apo të rritura të Gradishtë të Lushnjës, […]

Lexo më shumë

Albanologu që zgjodhi të prehej në Theth: Po të jetoja në Shqipëri, do të çmendesha. Është njësoj si në kohët osmane

Albanologu që zgjodhi të prehej në Theth: Po të jetoja në Shqipëri, do të çmendesha. Është njësoj si në kohët osmane

Publikuar më 01.07.2022
“Po të jetoja në Shqipëri, do të çmendesha. Është njësoj si ...

“Po të jetoja në Shqipëri, do të çmendesha. Është njësoj si në kohët osmane. Unë nuk mund të jetoj këtu. Është një vend pak i egër për mua, marrëdhëniet midis njerëzve janë të egra. E di që është vetëm një fasadë dhe se brenda e kanë shpirtin e mirë, por ka egërsi në marrëdhëniet njerëzore. […]

Lexo më shumë

Botë e bukur ndjenjash poetike në librin ‘Aphrodite’ të poetes Afërdita S. Satka

Botë e bukur ndjenjash poetike në librin ‘Aphrodite’ të poetes Afërdita S. Satka

Publikuar më 23.02.2022
Kleo Lati Sa herë që marr në duar një libër, gjithnjë provoj...

Kleo Lati Sa herë që marr në duar një libër, gjithnjë provoj se në botën e ndjenjave të Unit tim, si lexues, diçka ndodh. Është një trazim i bukur, një vërshim ndjesish dhe emocionesh që lidhet me teatrin e jetës që shpaloset në faqet e librit. Por janë ndjesi që lidhen edhe me Unin e […]

Lexo më shumë

‘Faqja e fundit’, rrëfimi ngjethës mes dy kohëve i Gazmend Kapllanit

‘Faqja e fundit’, rrëfimi ngjethës mes dy kohëve i Gazmend Kapllanit

Publikuar më 19.11.2021
Artemisa Bushi Gjithnjë ndiej një kënaqësi të veçantë kur (r...

Artemisa Bushi Gjithnjë ndiej një kënaqësi të veçantë kur (rastësisht, ndoshta?) në rendin e punës më përcaktohet një autor shqiptar. Pas pritjes mjaft të mirë nga lexuesi të romanit “I keqi i vetes”, të Gazmend Kapllanit, tanimë botimeve të shumta të Albas-it i shtohet edhe një roman tjetër i tij: “Faqja e fundit”.  Sërish (ashtu […]

Lexo më shumë

Autor i mbi 50 dramave dhe komedive, ndahet nga jeta dramaturgu i njohur Fadil Kraja

Autor i mbi 50 dramave dhe komedive, ndahet nga jeta dramaturgu i njohur Fadil Kraja

Publikuar më 18.11.2021
Shkrimtari dhe dramaturgu i njohur Fadil Kraja është ndarë n...

Shkrimtari dhe dramaturgu i njohur Fadil Kraja është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga Teatri “Migjeni” në një postim në rrjetet sociale. “Me hidhërim të thellë njoftojmë se vdiq në moshën 91 vjeçare, shkrimtari e dramaturgu i shquar shqiptar, Fadil Kraja. Homazhet për këtë figurë të shquar zhvillohen nesër, […]

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta “Artisti i popullit”, kompozitori Agim Krajka

Ndahet nga jeta “Artisti i popullit”, kompozitori Agim Krajka

Publikuar më 02.03.2021
Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, kompozitori i mir...

Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, kompozitori i mirënjohur Agim Krajka. Lajmin për vdekjen e tij, e ka bërë me dije djali, Ulis Krajka. Agim Krajka u lind në Kavajë, më 3 maj 1937, në një familje me origjinë dibrane. Babai i tij ishte i pasionuar pas muzikës, dhe si amator luante në disa […]

Lexo më shumë

“Zgjoi” nga Kosova fitues i tre çmimeve në festivalin e filmit në SHBA

“Zgjoi” nga Kosova fitues i tre çmimeve në festivalin e filmit në SHBA

Publikuar më 03.02.2021
Filmi artistik nga Kosova, “Zgjoi” me regji nga Blerta Basho...

Filmi artistik nga Kosova, “Zgjoi” me regji nga Blerta Basholli bëri historinë sot duke rrëmbyer tre çmimet kryesore të Sundance Film Festival, si: Filmi më i mirë, Regjisorja më i mirë, dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në SHBA. “Të shpërblehem nga festivali im i preferuar, […]

Lexo më shumë

Përralla për pellazgët në veprën e Aref Matit

Përralla për pellazgët në veprën e Aref Matit

Publikuar më 26.10.2020
Viktor Nasi Përpjekja për të zbuluar të vërtetën historike r...

Viktor Nasi Përpjekja për të zbuluar të vërtetën historike realizohet me sukses kur mbështetet në fakte dhe në dokumente të shkruara dhe jo në fantazinë dhe në dëshirën e mirë. Studimi i historisë së popujve të lashtë nuk është aq i mundshëm dhe aq i lehtë. Literatura e deritanishme për historinë e pellazgëve dhe të […]

Lexo më shumë