Bushati-Zaev: Shqiptarët të votojnë pro marrëveshjes në referendum

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka qenë për një vizitë zyrtare në Maqedoni. Vizita konstaton pak ditë para mbajtjes së referendumit në shtetin fqinj, ku maqedonasit do të votojnë për marrëveshjen e emrit më Greqinë.

Bushati u takua me kryeministrin Zoran Zaev, ku temë kryesore ishte referendumi i 30 shtatorit.

Ministri shqiptar ju bëri thirrje shqiptarëve të Maqedonisë të votojnë pro marrëveshjes me Greqinë.

“Është detyrë historike e çdo qytetari shqiptar në Maqedoni dhe në diasporë të votojnë masivisht dhe t’i thonë ‘PO’ marrëveshjes në referendum”,- tha Bushati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet