Burri nga Tirana gjendet i pajetë në banesë

Një 40-vjeçar nga Tirana u gjet pa shenja jete në banesën e tij. Ngjarja në fjalë ka ndodhur dje në rrugën “Muhamed Deliu” në kryeqytet, pranë zonës së Freskut. Shtetasi që ka humbur jetën është me inicialet A.S. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se vdekja ka ardhur për shkak të mbidozës nga lëndët narkotike.

Në lidhje me rastin, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Personi në fjalë u gjet i vdekur nga shtetas, që e kanë vizituar banesën e tij dhe këta të fundit kanë lajmëruar menjëherë policinë.

/D.Xh/

 

 

Të tjera

Leksioni i Studentëve

Nga Zef Bushati Përtej kryefjalës së këtyre ditëve “student” dhe përpjekjeve të kuptueshme për pronësimin politik të protestës, e cila…

Abissnet