Burrat apo gratë, kush janë më të rrezikuar nga gripi?

Publikuar më 15. 12. 2017 nga Dava Boci

Gjatë kohës së dimrit ku temperaturat e ulëta vijnë, bashkë me to vjen edhe gripi me simptomat e veta të mërzitshme. Që shpesh japin shumë lodhje edhe pse edhe individët janë të tërhequr për tu informuar në sezonin e ftohtë të dimrit, por kush preken më shpejt nga simtomat e gripit burrat apo gratë?
Doktorët dhe gratë për një kohë të gjatë kanë vërejtur se meshkujt qahen më shumë kur sëmuren nga gripi.
Fenomeni ka marrë edhe një emër për këtë: “gripi i meshkujve”.
Sipas një analizë të re në Kanada tregon se sëmundjet respiratore i prekin më shumë meshkujt sesa gratë.
Sipas studimit, ka shumë ndryshime fiziologjike mes meshkujve dhe grave, prandaj është normale që dy gjinitë të reagojnë ndryshe ndaj të ftohtit, gripit dhe viruseve.
Rezultatet e studimit kanë treguar se meshkujt kanë sistem më të dobët të imunitetit sesa gratë, e veçanërisht kur është fjala për infeksionet e zakonshme virale.
Pra, meshkujt janë më të prirë të sëmuren gjatë dimrit, kanë simptoma më të rënda, iu zgjasin më shumë simptomat, dhe meshkujt janë më të prirë të trajtohen në spital dhe të vdesin nga gripi.