Burgoset trafikanti shqiptar i drogës nga Kanadaja në SHBA

Foto 1 nga 2 Pas Para

CLEVELAND, Ohio – Një i ri me origjinë shqiptare i quajtur Fabian Mihaj 38 vjeç, i cili ka punuar më herët për një rrjet të trafikut të drogës, u dënua me 5 vjet heqje lirie. Mihaj konsiderohet një person që ka ndihmuar rrjetin në trafik të lëndëve narkotike nga Kanadaja në SHBA.

Mihaj, i cili dikur jetonte në Parma, punonte me motrat Jonida dhe Denisa Alicka, si dhe me Rinald Turhanin, një trafikant droge që jetonte afër Detroit, të cilët kanë furnizuar me lëndë narkotike zonën e Cleveland. Autoritetet në Kanada e arrestuan atë në dhjetor 2016, dhe u soll në SHBA në prill të vitit të kaluar. Ai u deklarua fajtor në shtator nën akuzën e trafikut të drogës. Mihaj u rekomandua të dënohej fillimisht me 10 vjet burg, por se më tej burgimi i është reduktuar. Kjo sepse ai ka qëndruar 17 muaj në burgim në Kanada, teksa priste të ekstradohet, shkruajnë mediat e huaja.

Prokuroria ka thënë se Mihaj rrezikon të dënohet edhe në Nju Jork, për tjetër vepër penale. Në gjithë çështjen ka një ngërç. Motrat Aliçka, të kapura, kanë frikë të dëshmojnë dhe ndaj organet e drejtësisë kanë frikë se Mihaj nuk do të dënohet aq sa e meriton. Shqiptaret, që janë motra me njëra-tjetrën, kanë pasur frikën e dëshmisë, për shkak se mund të vriten.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Shqipëri, narko shtet

Revista politike “Spiegel” raporton për sjelljen alarmante të qeverisë  socialiste në Shqipëri, me kryeministër Edi Ramën dhe ministër Lleshajn etj….

Abissnet