
Greqi njoftoi sot rastet e reja të konfirmuara laboratorike të koronavirusit të regjistruara në 24 orët e fundit. Sipas të dhënave janë 3.228 persona të infektuar me COVID-19, nga të cilat 10 u identifikuan pas kontrolleve në hyrjet e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 288,230 (ndryshim ditor + 1,1%), nga të cilët 51.4% burra.
Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 102 konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 2,844 kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.
Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 73, ndërsa që nga fillimi i epidemisë gjithsej 8.680 vdekje janë regjistruar. 95.6% kishin sëmundje themelore dhe/ose moshë 70 vjeç e lart.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply