Bukuroshja e YouTuber-it zbulon se është transgjinore (VIDEO)

Nikkie de Jager, një YouTuber mjaft e njohur me miliona fansa, ka zbuluar se është transgjinore në një video emocionuese të publikuar nga vetë ajo.

Të hënën, 25-vjeçarja, e cila është nga Holanda, ndau një video për fansat me titull “Unë po e deklarohem”. Në video, ajo shpjegon u detyrua ta bënte publik këtë fakt pasi dikush përpiqej të “shantazhonte” e njihte historinë e saj.

Nikkie Tutorials, është një nga emrat më me ndikim në botën e bukurisë. Ajo ka 11 vjet që po ndan mësime dhe komente për make-upin dhe ka gati 13 miliona ndjekës. Suksesi i saj ka bërë që ajo të bashkëpunojë me personazhe të famshëm duke përfshirë Lady Gagën, dhe vitin e kaluar ajo u emërua një këshilltare globale në artin e bukurisë.

De Jager hap videon 17-minutëshe duke thënë se ajo gjithmonë kishte dashur të ndante historinë e saj. “Nuk mund ta besoj se po ua them këtë sot për të gjithë botën. Është koha që të jemi vërtet të lirë,” thotë ajo në prezantim.

“Unë kam lindur në një trup të gabuar, që do të thotë se tani jam transgjinor”. Në video, de Jager zbulon se ajo kishte lindur mashkull, por gjithnjë e kishte identifikuar veten si femër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet