Bukuritë…që tund litari!

Ylli Meçe

(Në përkujtim të heroinave, Bule Naipi e Persefoni Kokëdhima)

Atdheu ynë Shqipëria, është një vend i vogël dhe i veçantë, i cili për nga karakteristikat dallohet nga popujt e tjerë, për nga gjuha doket e zakonet i detyrohet dhe i falet dhe njërës prej cilësive të tij më të mrekullueshme, atë të shpirtit të paepur dhe luftarak, në mbrojtje të trojeve të tyre autoktone e shumë shekullore. Edhe pse stuhitë e fuqishme të kohëve të vështira, janë derdhur vazhdimisht mbi supet e tij, ai ka rezistuar, mbijetuar dhe vazhdon të jetojë, falë këtyre cilësive të veçanta. Në rrugën e vet, krahas bijve më të mirë, të cilët kanë dhënë jetën në momente të ndryshme historike, po aq janë dalluar përkrah tyre dhe nënat, bijat e motrat tona, të cilat përveç dashurisë që kanë dhënë për fëmijët, vëllezërit e tyre po aq bile dhe më të madhe e kanë shpalosur e kanë treguar shpirtin e tyre të madhërishëm për Atdheun, që prej lashtësie me Teutën e deri te aktet heroike të shekullit të kaluar, që do të pasoheshin me dhënien e gjakut të tyre për çlirim kombëtar shoqëror. Pa u futur shumë në histori dhe në rrugën e përshkuar, është me vend të nënvizohet se një faqe të lavdishme, ato kanë shkruar në etapa e situata të ndryshme që ka kaluar ky popull si me pushkë ashtu dhe me penë si p.sh., Sh.Galica, S.Koshena e me dhjetëra të tjera. Ajo që spikat më tepër si nga forma dhe përmbajtja, ashtu dhe nga organizimi e masiviteti në luftë, ka qenë pjesëmarrja e tyre, nga ku ato, me jetën, veprimtarinë dhe gjakun e tyre, u dalluan në njërën nga epopetë më të lavdishme të këtij populli, atë të Luftës Nacional-Çlirimtare. Gjatë pjesëmarrjes së tyre në Luftën e madhe e të lavdishme Nacinal Çlirimtare dolën me armë në dorë mbi 5000 luftëtare gra e kryesisht vajza partizane, u bënë pjesëmarrëse në formacionet e ndryshme të brigadave tona sulmuese dhe nga ku më shumë se 250 nëna, bija e motra i spërkatën fushat e betejës me gjakun e tyre, të cilat sot ndrisin me germa të arta në altarin e lirisë së Nënës Shqipëri. Natyrisht, që historia ka me dhjetëra e dhjetëra shembuj të tillë heroizmi, por në këtë shkrim do të ndalesha në aktin heroik të dy nga heroinave tona Bule Naipi dhe Persefoni Kokëdhima, të cilat jo vetëm përkojnë me 75-vjetorin e rënies së tyre, por dhe për vet specifikën e ngjarjeve sikurse përmendet nga historia për veprimtarinë e tyre u dënuan me “vdekje në litar” nga nazistët gjermanë dhe ballistët tradhtarë e kolaboracionistë, të cilët ishin bërë tashmë një me armikun. Ky dënim i veçantë, për këto dy heroina shpreh në të njëjtën kohë dhe zemërimin, tërbimin e bishës naziste, e cila duke qenë se vet po jepte shpirt, bëhej edhe më e egër në mizoritë e veta. Ajo që të mbush edhe me urrejtje të madhe ndaj akteve barbare është bashkëpunimi i ballistëve e kolaboracionistëve shqiptarë të jugut të Shqipërisë, në masakrat makabre të këtij lloji e sidomos të ish-prefektit të Gjirokastrës Vehip Runa, komandantit të xhandarmërisë Idriz Jazo dhe spiunëve ballistë si Ahmet Nivica, Xhafer Leskoviku apo dhe Ismail Golemit. Le të çirret sa të dojë reaksioni më i zi dhe i gjithë llumi antikomunist por e vërteta është si drita e diellit, të dyja këto heroina u zbuluan, u kapën, u dorëzuan te nazistët gjermanë nga ballistët. Kështu p.sh, jo vetëm Bulja që u rrethua në Gjirokastër e spiunuar prej tyre, por dhe Persefoni u spiunua nga kryeballisti i Vlorës, Izet Vrazhdo e Dhimo Todri. Në bazë të të dhënave e sidomos të dëshmitarëve të asaj kohe, rezulton se në gjyqin kundrejt këtyre heroinave, trupi gjykues në përbërje të tij kishte më shumë kolaboracionistë, se sa nazistë dhe vendimmarrjen për dënimin e tyre në litar e morën ballistët, sigurisht, që ishin të komanduara nga bajonetat gjermane.
Në ndonjë shkrim ”analistësh”, hasim dhe sofizma të tilla, duke i shtjelluar e hamendësuar sipas imagjinatës së tyre pa fré e të sëmurë, se si Bulja dhe Persefoni nuk u varën në të njëjtën ditë duke tundur e shkundur kështu degën e pemës “Eureka”, se historiografia komuniste i ka vendosur qëllimisht të dyja në litar në një ditë, apo se Persefonit, ia dhanë kot titullin “Heroinë e Popullit” me qëllim që PKSH-ja të kish për vete popullatën e këtij fshati atdhetar, sepse gjoja ajo, sipas këtij psikopati analist, na flirtonte me gjermanët etj. etj. palaçollëqe të tilla, nga ku dhe një ballist i ndershëm, apo i verbuar nga propaganda e krerëve të tyre, kurrë nuk do t’i shkruante por do ulte kokën, sepse dhe ai ish shqiptar me dinjitet. Dua të theksoj se Persefoni shqiptare edhe në Greqi ta kish fshatin e vet dhe të luftonte në Shqipëri, populli shqiptar do ta nderonte e respektonte me të njëjtën vlerë si bijtë e vet. Qyqari “analist” e analfabet, i cili nuk arrin të kuptojë as filozofinë e popujve për martirët e çdo kombi!
Është vërtetë që këto dy heroina, nuk u varën në një ditë, por dritëshkurtrit nuk marrin e të vlerësojnë aktin heroik të Bules, që nazisto-ballistët e çuan atë qëllimisht atje, me idenë që ta shikonte Persefonin të varur, që të thyhej, të mposhtej, të trembej dhe të mendonte për jetën e vet si vajzë e re që ishte. Dritëshkurtrit “analistë”, kurrë nuk mund të arrijnë me mendjen e tyre të kufizuar t’i kuptojnë këto gjera, se heroinat tona në ballë të çdo ideali kishin Atdheun dhe në sytë e tyre të shkruar lirinë. Ashtu sikurse ballistët e djeshëm, që i kanë duart e zhytur me gjakun e popullit deri në bërryl, ashtu dhe ballistët e sotëm, por dhe disa palo intelektualë që më shumë janë sahanlëpirës, kanë kaluar në frontin reaksionar të nihilistëve pa pikë morali e dinjiteti kombëtar, për mohimin e vlerave atdhetare e sidomos të pjesëmarrjes së femrës shqiptare, në luftën e lavdishme Nacional-Çlirimtare. Çuditërisht, ata janë në një sinkronizim të plotë me njeri tjetrin, sepse të parët ( ata të kohës së luftës) mirë qe vet nuk kishin asnjë luftëtare femër balliste, apo dëshmore balliste të rënë me armë në dorë…. por akuzonin luftëtaret tona se kishin dalë partizane, më shumë për aventura e “dashuriçka”nëpër male. ( Si duket krahasojnë vetveten që i bëjnë këto gjera hapur fare në kolltukët e Parlamentit). Të dytët, pra këta të rinjtë e sotëm (si të dytë nga mendja që janë) po bëjnë të njëjtën gjë, e që përfaqësohen nga një lloj “Derr i kënaqun”,të cilit i janë zënë sytë, ca nga dhjamët e ca nga sëmundja antikomuniste duke “hetuar e analizuar” që nga Enver Hoxha…e nga Qemal Stafa se gjoja këtë e paskan tradhtuar komunistët, e deri te Heronjtë e Vigut që i quan horra dhe vet ky palo horr, apo ”Derr i kënaqun” edhe pse shkruan se gjatë luftës për çlirimin e Tiranës kishte vetëm një dëshmor, harron të shkruaj për bëmat e ballistëve dhe tradhtarëve të sërës së tij, për masakrat që kanë bërë ata gjatë lufte. Natyrisht anti-atdhetarizmi i tij, tashmë si një libër po shitet në tregun e ideologjisë reaksionare i veshur me kopertinën e një” atdhetari shqiptar”. Por dhe i frymëzuar nga një palo institut, për të ashtuquajturat “Krimet e komunizmit”. Doemos kanë hak të zhgarravisin ashtu, sepse vet frymëzuesit, inspiruesit e tyre janë bërë tashmë, ballistët e rinj disa më të egër se vet ballistët, sikurse ka qenë dhe ngelet në vazhdimësi Berisha, i cili nuk la monumente e lapidarë pa hedhur në erë dhe pa i shkulur nga themelet sikurse bëri me Heronjtë e Vigut, por edhe gagarelat e sotëm në pushtet me kollare laramane (ashtu sikurse kanë dhe vet karakterin e tyre) i cili u rehabilitoi kreun e tradhtisë Mith-Ram Frashërin. Prandaj i drejtohemi këtij “Copë dhjami me dy sy” por dhe liderit të tij shpirtëror, se e ka të kotë jo vetëm ai, por i gjithë kori anti-vlerë, së bashku me bashibozukët e mbledhur në të katër anët e Shqipërisë, kurrë dhe për asnjë moment, nuk do të mundin që nëpërmjet falsifikimeve historike, apo edhe nëpërmjet etheve të tyre të pa përmbajtura histerike , të mundin sadopak të errësojnë atë epope të lavdishme të luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, por dhe bijve të saj, atyre që ranë me armë në dorë dhe atyre që në të pastajmen e viteve , punuan e luftuan për Shqipërinë e re ! Heroizmit të nënave motrave e bijave tona i kanë kapërcyer kufijtë sepse kanë” Triumfuar mbi vdekjen “!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet