Britney Spears mund të mos këndoj më kurrë!

Këngëtarja e famshme, Britney Spears duket se nuk do të mund të ngjitet më në skenën e muzikës për një kohë gjatë ose ndoshta kurrë.

Një gjë të tillë e ka thënë vetë menaxheri i këngëtares i cili foli edhe për kthimin e Britney në Vegas.

Burime për TMZ thanë se këngëtarja nuk është në gjendje të mirë mendore dhe fizike për të rifilluar performancat në Vegas, të cilat do të nisin në muajin shkurt.

Ndërsa menaxheri i Britney, Larry Rudolph pohoi se:

“Si personi që udhëheq karrierën e saj, bazuar në informacionin që unë dhe të gjithë profesionistët që punojnë me të kemi është se ajo nuk duhet të kthehet në skenën e muzikës, jo në të ardhmen e afërt por ndoshta kurrë më.”

Performanca e Spears në Las Vegas ishte planifikuar të kishin premierën në 13 shkurt, me 32 shfaqje të planifikuara deri më 17 gusht. Por shfaqet u shtynë në janar pasi këngëtarja u përball me probleme të shëndetit mendor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet