Brezat përcjellin traditat patriotike

Ibrahim Hajdarmataj

Fshati Zherkë bën pjesë në Malësinë e Gjakovës në Tropojë. Historikisht njihet se kjo krahinë e Bytyçit kurrë se ka lëshuar armën nga dora, por përherë ka luftuar për lirinë e vatanit duke derdhur gjakun e bijve të vetë më të mirë. Tre herë kjo zonë historikisht është djegur e pjekur nga pushtuesit,

të cilët armët nuk i kanë lëshuar nga dora, duke luftuar ballë për ballë me armikun gjakpirës, kurrë këtyre trimave, armiqtë nuk ua kanë parë shpinën. Zherka njihet si fshat shumë bujar, mikpritës, siç thonë të vjetrit, kur shkonte mysafiri me bujtë në Zherkë, ata kishin si zakon dhe i drejtoheshin mysafirit : ” Byrem, mirë se keni ardhur, janë gëzuar edhe trentë e shtëpisë …”( trenët janë shtylla të trasha prej druri, që vendoseshin sipër dhomave, të cilat mbanin kulmin e shtëpisë, shprehje metaforike). Ky fshat radhitet ndër fshatrat e pare të nënprefekturës së Tropojës, për numrin e dëshmoreve që i kanë dhënë atdheut. Këta trima kanë qenë të udhëhequr nga kryetrimi Ali Brahimi, ku në luftë me pushtuesit italianë në fushën e Bytyçit dallohet heroizmi i paparë i luftëtarëve vendas: Ali Brahimi, RexhepArifi, ShabanSadiku, Rexhep Islami: Bajram Paci, Hysen Haxhia, Ukë Arifi, Isuf Musa, Niman Musa, Maxhun Shabani, Uke Shabani, të cilët kanë lëne të vdekur disa italianë në këtë betejë.

Për secilin luftëtar e me dhjetra të tjerë duhet nga një monografi më vete, por po ndalemi për njërin nga këta trima, është fjala për Shaban Sadikun, i ditëlindjes 1920, i cili ka një histori familjare në breza si shtëpi patriotike, luftarake, atdhetare, fisnike dhe bujare, shtëpi soji, i cili tërë jetën nuk e hoqi pushkën nga krahu. Heroizmi i tij është publikuar në aksionin e partizanëve tek Ura e Bajram Ukës, në fshatin Stoberdë apo në minierën e Kamit apo në Gjakovë me partizanët Hysen Kadria, Matosh Matoshi, Mehmet Rama, Ukë Arifi, Isuf Musa, Niman Musa, Maxhun Shabani, Uke Shabani, Bislim Hoxha, Ejup Bajrami, ku arritën të lirojnë me dhjetëra robër lufte kryesisht malazezë, ku nazizmi i kishte marrë që të punonin për rrugën Zogaj-Qafë Prushisë dhe nxjerrje të mineralit të kromit, siç thonin inxhinierët e huaj se: “Ju shkelni mbi flori…” është fjala për këtë pasuri të çmuar të nëntokës me mineral kromi. Shaban Sadiku rreshtohet te batalioni partizan “Bajram Curri” me komandant batalioni Shaban Haxhi Demaliaj, ku siç thuhet nga vargjet poetike të rapsodëve të asaj kohe: “Shabani e hante hekurin me dhëmbë..”, duke u etikuar si njeri të hekurt.

Më pastaj Shaban Sadiku kalon si efektivi brigadës se 25 Sulmuese, duke luftuar për krah partizaneve trima për çlirimin e Kosovës Martire…  Pas çlirimit Shaban Sadiku në vitin 1945 specializohet në Vlorë për tregti dhe filloi punën ne krahinën e Bytyçit, duke u bërë i dashur për të gjithë. Vitet e mëvonshme i kaloi si brigadier  në minierën e kromit në Kam, në fermën bujqësore Dojan, Cerrnicë, duke qenë korrekt, i ndershëm, fjalëpak edhe punëtore i palodhur. Në vitin 1971 vendoset familjarisht në qytetin Bajram Curri, i cili rriti dhe edukoi 5 djem dhe një vajzë. Në moshën 73-vjeçare, në vitin 1993 ndërroi jetë duke lënë kujtime të mira si veteran LANÇ- it. Në bisedë me kryetarin e veteraneve të LANÇ-it të nënprefekturësTropojës shokun Rexhep Shpati na thotë se heroizmi i Shaban Sadikut nga fshati Zherkë është nderuar me disa medalje dhe urdhra nga presidentët e Shqipërisë, si luftëtar trim për çlirimin e atdheut dhe për ndërtimin e vendit tonë duke u bërë burim frymëzimi për brezat .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet