Breshka “milionere”, ngec mes pakove me kokainë

Publikuar më 21. 12. 2017 nga Xhentila Gjoshi

Një breshkë uji kishte ngecur mes 800 kg kokainë.
Breshka dhe kokaina u gjetën nga roja bregdetare amerikane rreth 500 km në jug të kufirit mes Meksikës dhe Guatemalës, një korridor mjaft i përdorur nga trafikantët e drogës.
Pakot me kokainë mbase u hodhën në det nga ndonjë mjet lundrues ndërsa ndiqej nga autoritetet, por fijet me të cilat ato ishin lidhur mbërthyen edhe breshkën e detit që duhet të ketë notuar mes tyre për të gjetur ushqim.
Një prej litarëve ishte lidhur rreth qafës së breshkës dhe me siguri që do ti kushtonte jetën, nëse roja bregdetare amerikane nuk do ta kishte shpëtuar. Nuk dihet se prej sa ditësh breshka kishte ngecur mes pakove të kokainës, por 53 milionë dollarët që vlente kokaina, zor se e bënë të ndihej më mirë për situatën në të cilën gjendej.