Breshëri plumbash mbi të riun shqiptar në Romë, në gjendje kritike në spital

Publikuar më 01. 06. 2017 nga Eno Shkëmbi

Një i ri shqiptar u qëllua me breshëri plumbash në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe tanimë ndodhet në gjendje kritike për jetën në një spital të Romës në Itali.

Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar është qëlluar nga dy persona me motor të tipit “Scooter”. Mësohet se shtetasi i plagosur është 25 vjeç, por nuk dihet ende identiteti i tij.

Në momentin e ngjarjes i riu po hynte në banesë me vëllanë e tij por është qëlluar disa herë me pistoletë.

Policia italiane po kryen hetime rreth ngjarjes, ndërsa ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /E.SH/