×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Brenga e një emigranti!

Silvana Begaj

I dashur baba!

(Ajo që e vuante mosbindjen time si fëmijë ishte mami. Por le të jetë kjo letër vetëm e jona. Vetëm e ne të dyve.)

E di, nëse unë të shkruaj një letër ti do mendosh se dua të të kërkoj dicka dhe mënyra më e mirë për të të bindur është kjo. Kështu kam qënë gjithmonë! Lajkatare! Por këtë herë, është thjesht një letër malli! Një letër brenge, një letër me shumë lot brenda. Një letër pendimi, një letër me shumë kërkim falje .Por më shumë mendoj se është një letër dashurie. Dashuri nga ato të pafundmet. Dashuri emigranti. Se emigranti do ndryshe. Ai do me dhimbje sepse nuk është aty të ndaj kohën që fluturon me prindërit, apo me familjarë të tjerë. Koha!Kjo tradhëtare e mocme, që nuk e kapëm dot kurrë!

Ti më the baba! Më the se në jetë duhet të kesh një talent dhe shtatë punë që të arrish dicka. Doje të më mësoje durimin. Por unë, unë doja të pushtoja botën. Do tëbëhesha doktoreshë, princeshë, politikane dhe mbi të gjitha do isha gjithë jetën me ty. Sepse ti do ishe gjithmonë aty me mua, për mua. Koha nuk do kishte efekt tek ty sepse ti do ngeleshe i ri, kurse unë do rritesha. Por unë nuk u bëra dot kurrë si ti dhe sa ti. Ti i mbijetove dhe fitove çdo luftë që të solli jeta, vendi, shoqëria e kudo. Unë jo! Isha unë që u dorëzova dhe ika, jo ti. Ika për veten, kurse ti, ti sakrifikove çdo gjë për mua. Ndoshta kjo është të jesh prind. Lë çdo ëndërr për fëmijët e tu!

I dashur baba! Më mësove si të mos dorëzohem. Më mësove si të mos trembem, si të kem guxim, si të mbroj atë që mendoj të drejtë. Më mësove si të përkulem ndaj moshave më të mëdha, si të respektoj këdo dhe ndihmoj këdo në nevojë. Më mësove si të mbjell mirësi, si të mos tregohem superiore, si të jem njëri i thjeshtë, si të punoj me ndershmëri, si të mos bëjë gjëra që  më vonë të ul kokën. Më mësove duke më përgatitur për jetën, por unë nuk e kisha planifikuar jetën kështu. Unë e dija që në jetën time është një babi që më fal çdo gjë, që më do çdo herë dhe një derë që rri hapur gjithmonë. Ndoshta kjo është të jesh fëmijë. Të ndjehesh gjithmonë se ke një shtëpi të ngrohtë që të mbron dhe të do.

Më keni falur aq shumë gjëra. Ndoshta prandaj po të shkruaj. Sepse ndoshta kam një mall aq të madh sa s’di ta përcaktoj nëse buron nga dashuria e padiskutueshme dhe e pafundme ndaj teje dhe mamit, apo nga mirënjohja që kam ndaj jush. Kjo është të jesh larg nga dashuria e pafundme.

Dashurinë për librat e kam nga ty. Aty të gjej ty.Ti më mësove të dashuroj leximin dhe më shpalose para syve një botë tjetër ku nuk duheshin bileta avioni për të qenë aty. Por ti nuk më the që pjesa më e madhe e shoqërisë nuk lexon, dhe në atë rrugëtim do isha pothuajse vetëm. Kam marrë disa gjëra nga ty, por unë nuk u bëra dot kurr sa ty dhe si ty.

I dashur baba! Ndoshta kjo është të jesh emigrante. Të kesh gjithmonë diçka që të mungon në shpirt. A e di pse këtë letër po ta dërgoj ty dhe jo mamit? Ajo është e ndjeshme dhe do të preket. Më mirë lexoje vetëm ti. Dhe sepse ti, ashtu si ke zgjidhur çdo gjë në jetën time, do më shpëtosh dhe këtë herë. Punë heronjsh që vetëm baballarët i dinë.

E ndoshta pavarësisht se kjo është letër vetëm për ne, e jona, unë e di që është  letra e çdo emigranti. Por pavarësisht çdo gjëje, le të jetë kjo letra jonë.  Letra e dashurisë së pafundme, letra e një emigranteje që thjesht ka mall.

Sepse aty, diku aty, në një kënd të Shqipërisë, ose në çdo kënd të saj, është nga një baba që ndjen po të njejtin mall e brengë për fëmijët në emigrim.

Sepse aty, diku aty, në një kënd të botës, ose në çdo kënd të saj, është nga një fëmijë që ndjen po të njëjtin mall e brengë për prindërit në vendlindje.

Sepse aty, diku aty, në një kënd të botës, ose në çdo kënd të saj, është dikush që nuk do ndjehet më kurrë se është në shtëpi.

Por, pavarësisht cdo gjëje, le të mbetet kjo letra jonë! Letra e ne te dyve! Dhe mamit mos ia lexo!

Me një dashuri të pafundme,

Vajza jote

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rikthimi i shpresës është sfida tjetër e Bashës!

Rikthimi i shpresës është sfida tjetër e Bashës!

Publikuar më 24.09.2020
Alban Daci Një sfidë tjetër e rëndësishme pas 25 prillit ësh...

Alban Daci Një sfidë tjetër e rëndësishme pas 25 prillit është pa dyshim rikthimi i shpresës se Shqipëria bëhet e për tu bërë ka nevojë për pjesë më vitale, rininë. Shifrat pas 2013 për azilkërkues janë alarmante, shqiptarët qëndrojnë pothujse në një rënditje me afganët. Shqipëria bën pjesë në ato vende me absurditet, nga njëra […]

Lexo më shumë

Naftëtarët, minatorët dhe resurset nëntokësore të Shqipërisë!

Naftëtarët, minatorët dhe resurset nëntokësore të Shqipërisë!

Publikuar më 23.09.2020
Silvana Begaj Ndër pasuritë natyrore me të cilat natyra ka b...

Silvana Begaj Ndër pasuritë natyrore me të cilat natyra ka bekuar Shqipërinë bëjnë pjesë, madje me peshë të madhe ekonomike e strategjike, edhe pasuritë e nëntokës siҫ janë: hidrokarburet dhe metalet. Janë sektorë të ekonomik me peshë, por për fat të keq ne kemi 30 vjet që nuk po ua shikojmë hajrin. Në këta sektorë […]

Lexo më shumë

Çështja e krimit dhe vrasjeve në Shqipëri

Çështja e krimit dhe vrasjeve në Shqipëri

Publikuar më 20.09.2020
Alban Daci Ka disa ide se si mund të parandalohen vrasjet ap...

Alban Daci Ka disa ide se si mund të parandalohen vrasjet apo krimi. Disa janë të mendimit në shtrëngimet e kodit penal. Në fakt me këto lloj teorish janë kryesisht vendet me diktaturë dhe shteti policor. Shtrëngimet dhe dënimet e rënda përmes kodit penal nuk e parandalojnë krimin, por forcojnë pushtetit e politikës e rrisin […]

Lexo më shumë

Pasojat e shëndetit mendor në kohë pandemie: Ankthi faktori kryesor!

Pasojat e shëndetit mendor në kohë pandemie: Ankthi faktori kryesor!

Publikuar më 20.09.2020
Silvana Begaj Viti 2020 filloi me përhapjen e një pandemie t...

Silvana Begaj Viti 2020 filloi me përhapjen e një pandemie të panjohur më parë e cila u përhapë sa hapë e mbyll sytë në cdo kënd të botës duke na gjetur të papërgatitur dhe duke marr jetë njerëzish në një numër të lartë. Si cdo gjë e re e mbi të gjitha vdekjeprurëse kjo pandemi […]

Lexo më shumë

Tirana përtej propagandës, tre probleme të pazgjidhura

Tirana përtej propagandës, tre probleme të pazgjidhura

Publikuar më 20.09.2020
Marash Logu Më bie rasti në biseda të ndryshme të dëgjoj qyt...

Marash Logu Më bie rasti në biseda të ndryshme të dëgjoj qytetarë, kryesisht jetojnë në qytete të tjera apo jashtë shtetit, të flasin për “sukseset” e Bashkisë Tiranë. Nuk i kundërshtoj dhe nuk debatoj me ta sepse po ta shohësh Tiranën nga Facebook-u i kryetarit të Bashkisë apo mediat “dashamirëse” me siguri edhe unë ashtu […]

Lexo më shumë

Diplomati që ka frikë nga ‘’Gogoli’’

Diplomati që ka frikë nga ‘’Gogoli’’

Publikuar më 16.09.2020
Pirro Naçi Nuk mjafton që trembet vetë por i bënë thirj...

Pirro Naçi Nuk mjafton që trembet vetë por i bënë thirje të gjithëve;- Të dashur shqipëtarë, ruhuni nga (gogoli) ‘’mardhëniet e shkëlqyera’’ me Greqinë ! Diplomati ‘’epidemiolog’’ mori shkas nga një publikim i Kryeministrit Shqiptar pas takimit me kolegun e tij Grek. Çfarë shkruante Edi Rama pas këtij takimi? – ‘’Mardhëniet e shkëlqyera mes dy […]

Lexo më shumë

Sfida më e madhe për Qeverinë e PD-së, pas 25 prillit është është rendi e siguria!

Sfida më e madhe për Qeverinë e PD-së, pas 25 prillit është është rendi e siguria!

Publikuar më 15.09.2020
Alban Daci Sfida më e madhe e PD dhe e Bashës dhe ndoshta me...

Alban Daci Sfida më e madhe e PD dhe e Bashës dhe ndoshta me seriozja pas 25 prillit duhet të jetë lufta kundër krimit të organizuar, rendi dhe siguria. Nuk mund të tolerohet situata në vend ku Shqipëria ngjan me një vend që është në luftë. Qytetarët ndjehen të frikësuar në rrugë, kafe, autobuz e […]

Lexo më shumë

Pabesia kushtetuese me ministren e arsimit

Pabesia kushtetuese me ministren e arsimit

Publikuar më 14.09.2020
Arben Rrozhani Kryeministri Rama zyrtarizoi sot atë që ishte...

Arben Rrozhani Kryeministri Rama zyrtarizoi sot atë që ishte përfolur prej ditëve të nxehta të gushtit: largimin e ministres së arsimit, Besa Shahini, që kishte paralajmëruar largimin nga qeveria dhe Shqipëria, për t’u kthyer në Kosovë, për ‘arsye familjare’. Për të parën herë në historinë e qeverive shqiptare ministri njofton largimin direkt në televizion dhe […]

Lexo më shumë