Brenda “ferrit” që la zjarri i fuqishëm në Londër (FOTO)

Publikuar më 19. 06. 2017 nga Elidona Syla

Pamje të reja janë zbuluar nga kulla “Grenfell” në Londër, e cila u dogj pak ditë më parë, duke shkaktuar vdekjen e 79 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve.

Madje policia britanike ka deklaruar se pritet që numri i viktimave të shtohet. Këto pamje tregojnë se çfarë ka mbetur nga ndërtesa 27-katëshe, që ishte shtëpia e qindra familjeve, pasi u shkrumbua nga një zjarr i fuqishëm të mërkurën në mëngjes.

Policia vendase ka marrë informacione nëse ka patur ndonjë vizitor në kullë, por familjarë apo miq nuk kanë raportuar për të humbur.

E. S/Shekulli Online/