Brenda Aeroportit në Singapor, pamjet një magji e vërtetë (Video & Foto)

Foto 1 nga 12 Pas Para

Javën e kaluar është hapur Aeroporti i Changit në Singapor. Mijëra njerëz kanë shkuar për të vizituar pamjet mahnitëse që gjenden brenda këtij aeroporti, mes tyre edhe ujëvarën e brendshme më të lartë në botë. Ujëvara është shtatë kate e lartë, ndërsa pompat bëjnë të mundur qarkullimin e 500,000 litrave ujë përmes kulmit të ndërtesës.

Jewel Changi është shtëpia e asaj që tani është ujëvara më e lartë e brendshme në botë, e quajtur “Vorbxhë HSBC Rain”, dhe është e rrethuar nga dhjetëra mijëra pemë, bimë dhe shkurre. Është duke u tregtuar si destinacion për vendasit, me një dyqan ushqimesh dhe kinema brenda.

Aeroporti më i ri në Singapor kamë shumë se 280 restorante dhe dyqane. Ndërsa e kësaj magjie që shihni në video, ka zgjatur plot katër vite pa ndalim. Forma e saj është e ndërtuar me çelik dhe xhami, ndërsa ka një hapësirë prej 135.700 metra katrorë.

Ndërtimi i saj ka marrë një kosto prej 1.7 miliardë dollarë, ndërsa është projektuar nga arkitekti i njohur Moshe Safdie.

Më poshtë shihni pamjet magjike të aeroportit më të ri në Singapor, që më të veçantë e bën ujëvara brenda tij.

Përshtati: Xhentila Gjoshi

Burimi: CNN 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet