“Brad Pitt-i” i Turqisë probleme me autoritetet, akuzohet për mashtrim

Aktori i njohur i telenovelave turke Kivanc Tatlitug po përballet me akuzën për mashtrim nga ekonomisti i tij pasi dyshohet se nuk ka paguar taksat.

Sipas gazetarit Dilek Yaman nga e përditshmja turke Sabah, Tatlitug firmosi një akt akuzë në zyrën e prokurorit ku është lajmëruar që me datë 29 shtator që ka mbi 3.5 milion lira turke borxhe, interesa dhe taksa. (923.000 $).

Në deklaratën e firmosur nga avokati i tij, Tatlitug pretendon se ai ka transferuar shuma të mëdha parash tek ekonomisti i tij në disa data për shërbime dhe taksa të ndryshme që duhej të paguante.

Por, sipas avokatit të aktorit ekonomisti bënte sikur i paguante taksat dhe i mbante të gjithë paratë për vete. Tatlitug u bë i famshëm pasi fitoi garën “Modeli më i mirë në botë” në vitin 2012. Ai është një nga aktorët më popullor dhe më të paguar në Turqi.

Popullariteti i tij shtrihet dhe në Lindjen e Mesme dhe në pjesën tjetër të botës pas përhapjes masive të telenovelave turke.

 

Të tjera

Një farsë kosovare

Nga Agron Bajrami Në Kosovë, ka kohë që nuk përbën kurrfarë befasie kur politikanët shkelin fjalën e dhënë, abuzojnë me…

Abissnet