Botimet Max, surprizat që ju presin në Panairin e Librit 2017

Publikuar më 10. 11. 2017 nga Xhensila Demollaj

Teksa ende prisni ditët sa panairi të hapë dyert, Shekulli ju sjell disa prej librave fantastikë që mund të gjeni në stendën e Botimeve Max në panairin që do të mbahet nga data 15 deri më 19 Nëntor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

shilla më e mirë mbi pasuritë e patundshme që kam marrë ndonjëherë, Donald Trump

Donald Trump ka mbledhur në një libër të vetëm këshillat më të mira mbi pasuritë e patundshme nga njerëzit më të suksesshëm dhe me më shumë eksperiencë.

Edhe nëse është një marrëveshje mbi pasuritë e patundshme apo ndonjë sipërmarrje tjetër, çelësi është të gjesh diçka që ti pëlqen ta bësh, dhe më pas ta bësh atë më mirë sesa kushdo tjetër – sepse suksesi vjen më lehtë për njerëzit të cilët ndjekin pasionin e tyre.

Donald Trump, “Si të bëhesh i pasur”

Libri i presidentit amerikan Donald Trump vjen në shqip. “Si të bëhesh i pasur”, nga botimet “Max”, dhe është një rrëfim personal për rrugën që ai ndoqi për t’u bërë i pasu

“Si të bëhesh i pasur – kështu vendosa ta titulloj këtë libër, pasi sa herë që takoj njerëz, është pikërisht kjo ajo që ata më kërkojnë të dinë. Për të bërë një bukë, ju duhet të pyesni bukëpjekësin; për të bërë para, duhet të pyesni një miliardier.

 Autori –Në fillim arriti të bënte pesë miliardë dollarë. Pastaj arriti të bënte serialin STAZHIERI. Tani tregon se mund të bëni pasuri, sipas mënyrës Trump.

Në këtë libër kaq të drejtpërdrejtë, Donald J. Trump tregon sekretet sesi mund të bëhet biznes, përshkruan perandorinë e tij të pronave të paluajtshme dhe rolin që ka kreu i shoqërisë Trump. Me të folurën e drejtërdrejtë dhe zgjuarsinë e tij karakteristike, Trump-i na jep mundësinë të kuptojmë si të investojmë me zgjuarsi, si t’i bëjmë përshtypje punëdhënësit e të ngrihemi në një nivel të caktuar, si ta drejtojmë me efektivitet punën, si të arrijmë një marrëveshje të caktuar dhe si të ruajmë emrin që kemi. Si njeri i biznesit amerikan, Donald J. Trump është i vetëm në llojin e vet. Në këtë histori të këndshme dhe frymëzuese, ai tregon sesi bëhen gjithë këto punë, duke dhënë ndërkaq edhe mësime me vlerë.

Përgjigje për 120 pyetjet më të vështira,  P. R. Smith

Një libër shumë i lehtë për t’u lexuar, që ndalet në një sërë pyetjesh interesante dhe zbavitëse.  Përgjigjet e tyre me siguri që do t’i zhvillojnë më tej aftësitë dhe dijet tuaja. Nëse jeni menaxher në hapat e para të punës suaj, student marketingu apo dhe profesionist me përvojë, do të mrekulloheni nga origjinaliteti i Pol Smithit. Duke shmangur teoritë dhe zhargonin e zakonshëm profesional, autori u jep përgjigje të shkurtra dhe të qarta pyetjeve më të vështira për çdo marketues, si për shembull:

– Si ta organizoj një fushatë të gjerë marketingu?

– Si t’i vlerësoj rezultatet?

– Pse nuk duhet t’i shpërfill mediat e reja?

– Si t’i integroj komunikimet e marketingut?

– Si kryhet zgjerimi i markës?

– Përse blejnë klientët?

– Si të nxjerr maksimumin e mundshëm nga buxheti?

Në përgjigjet e tyre ai ngërthen përvojën 20-vjeçare si mësues, trajnues dhe profesionist i marketingut. Gjithashtu, ai shfrytëzon edhe aftësitë si sipërmarrës i suksesshëm, që të sjellë mendime të vërteta dhe origjinale përmes shkrimeve të tij.

 

 

Ti, e dashur… , Jean-Baptiste gendrarme

Franci ka rënë në dashuri dhe jeton mrekullisht me të dashurën e tij. Por Franci 26 vjec është shëndetlig e i sëmurë rëndë, me pak shpresa për jetën. I shtruar në spital, jeton i vetëm në dhomën e tij, nën oksigjen, me dy tuba në toraks duke pritur vetëm një njeri… gruan e jetës së tij. Shpëtimi mund të jetë… një dhomë oksigjeni, infermiere e mjeke… apo atë mund ta shpëtojë dashuria e vërtetë e jetës së tij… A do të ndodhë mrekullia?

“Ju mund të arrini çdo gjë që doni”, një libër argëtues, me përplot ide brilante, nga Michael Neill

Sipas një studimi të fundit, botuar në “Guardian”, faktor kryesor për të arritur suksesin është lumturia dhe jo të punuarit shumë. Njerëzit gazmorë kanë më shumë gjasa që të provojnë gjëra të reja dhe ta sfidojnë veten, gjë që forcon emocionet pozitive dhe sjell sukses më të madh në punë, marrëdhënie më të efektshme dhe shëndet më të mirë. Në këtë udhëzues praktik të shkruar me stil miqësor, autori ju flet për teknikat që kanë ndihmuar tashmë mijëra njerëz:

• Për të arritur sukses, në dukje pa shumë mund.

• Për të shndërruar marrëdhëniet, financat dhe shëndetin.

• Për t’u ndierë çdo ditë të lumtur, pavarësisht nga rrethanat.

• Për të bërë një jetë të frymëzuar (dhe frymëzuese).

Libri përshkruan nga mbajtja e qëndrimeve të caktuara dhe botëkuptimi deri tek taktikat, të mësuarit dhe marrëdhëniet.

Kiti Harris – spiunia me shtatëmbëdhjetë emra, Igor Damaskin dhe Geoffrey Elliott

Kiti Harris ishte një nga figurat kryesore të rrjetit të spiunazhit sovjetik në botë gjatë shekullit të 20-të. Ajo drejtoi agjentë në Londër, Berlin, Shangai, Meksikë dhe Los Alamos. Kiti luajti një rol të madh për depërtimin në projektin Manhatan, që zhvilloi bombën atomike.
Fliste mirë disa gjuhë, ishte energjike dhe krijuese, kishte kujtesë të fortë, ishte e guximshme dhe inteligjente.
Me identitete të rreme, hyri shpesh në Gjermaninë naziste për të çuar dokumente sekrete dhe para, duke ua hedhur rojeve të zymtë dhe dyshues të kufirit. E lindur në Londër, në një familje emigrantësh hebrenj të arratisur nga Rusia cariste, ajo ishte plotësisht e përkushtuar ndaj kauzës së komunizmit dhe Bashkimit Sovjetik.

Autori i librit, që vetë ka qenë agjent i shërbimit sovjetik, zbuloi në arkivat e KGB-së veprimtarinë e Kiti Harrisit deri në fundin e saj tragjik. Mbikëqyrësit kishin besim te Kiti dhe ishin të bindur se pikat e saj të forta dhe besnikëria ua kalonin dobësive që ajo kishte.