×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Bota vajton për 19 nxënësit e vrarë në shkollë, prindërit u japin lamtumirën

Sulmi me armë në shkollën fillore në Teksas, që i mori jetën 19 nxënësve dhe 2 mësuesve ka tronditur mbarë botën. Fotot, videot dhe mesazhet e lamtumirës për viktimat të thyejnë shpirtin. Prindër që i dërguan fëmijët e tyre në shkollë dhe nuk i panë më, vëllezër e motra që mësuan se nuk do të luanin më me miqtë e tyre më të mirë dhe bashkëshortët që u thanë “punë të mbarë” grave të tyre që punonin si mësuese, nuk prisnin që pas disa orëve do dëgjonin lajmin e keq nuk do të shihnin më kurrë njerëzit e tyre më të dashur, shkruan abcnews.al.

Viktimat e para

Dy djem të moshës 9 dhe 10 vjeç dhe një vajzë 10 vjeçare u identifikuan si fëmijët e parë viktima të masakrës në shkollën fillore në Teksas, ku u vranë gjithsej 19 nxënës të rinj nga 18-vjeçari Salvador Ramos. Me kalimin e orëve, familjet gradualisht shpallin identitetin e viktimave.

Javier Lopez, një 10-vjeçar në klasën e katërt, është një nga fëmijët e parë që u identifikua.

Nëna e djalit kishte marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të tij pak orë para masakrës, pa e ditur se ishte hera e fundit që do ta shihte fëmijën e saj gjallë. Një anëtar i familjes ka krijuar një llogari në GoFundMe për të ndihmuar prindërit e tij të mbledhin para për funeralin. Familja kishte mbledhur më shumë se 24,000 dollarë deri të martën mbrëma

Familja e 9-vjeçarit Uziya Garcia tha gjithashtu se ai u vra me armë zjarri.

“Sot është qëlluar nipi im në shkollë”, ka shkruar xhaxhai i tij në Facebook, duke theksuar se vogëlushi është vrarë nga një i çmendur.

Makena Lee Elrond, gjithashtu 10 vjeç, është fëmija i tretë që u identifikua  e vdekur, sipas një miku të familjes.

Pak orë më parë, babai kishte shprehur frikën se vajza e tij e vogël mund të mos ishte gjallë. Një baba i jep lamtumirën vajzës së tij: “E ëmbla Makena, po prehet në paqe. Zemra ime është thyer.” 

Ndërkohë familjet e studentëve të zhdukur vazhdojnë të postojnë foto në rrjetet sociale me shpresën për gjetjen e tyre. “Dashuria ime e vogël fluturon në qiell”

Fëmija i katërt që u shpall i vdekur është Ameri Joe Garcia.

Në një mesazh prekës babai i saj ka shkruar se “dashuria e tij e vogël fluturon në qiell”. “Mos merrni asgjë si të mirëqenë. Përqafoni familjen tuaj. Thuaju atyre se i do,” thotë ai.

Eliana Torres, 10 vjeç, gjithashtu u konfirmua si viktimë në një postim në Facebook. Steven Garcia dhe Jennifer Lugo njoftuan vajza e tyre, Eli, u vra në masakër. Ajo vdiq duke u përpjekur të mbronte studentët e saj

Eva Mireles shkoi në punë dhe nuk u kthye më, bashkëshorti i saj po heton masakrën.

Eva Mireles shkoi në punën që donte dje: ajo ishte mësuese e klasës së katërt në shkollën fillore Rob në qytetin e vogël të Uvalde, Teksas.

Qyteti Ovalde, rreth 130 milje në perëndim të San Antonios, ka rreth 16,000 banorë të përhershëm, gati 80 për qind e të cilëve janë me origjinë nga Amerika Latine, sipas Regjistrimit më të fundit të SHBA.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncohet pedofili italian, veprime të turpshme para të miturës në banjon publike

Denoncohet pedofili italian, veprime të turpshme para të miturës në banjon publike

Publikuar më 28.06.2022
Një tjetër rast abuzimi me të mitura publikohet në emisionin...

Një tjetër rast abuzimi me të mitura publikohet në emisionin Fiks Fare. Këtë herë bëhet fjalë për një shtetas italian i vendosur prej një viti në vendin tonë. Shtetasi italian i quajtur Donato Ascoli prezantohet tek të miturat 13-vjeçare si një person që do i mbajë me para nëse ato kryejnë marrëdhënie seksuale me të. […]

Lexo më shumë

Sulmi me raketa në qendrën tregtare në Ukrainë shkakton 13 viktima, NATO përgatit 300 mijë trupa

Sulmi me raketa në qendrën tregtare në Ukrainë shkakton 13 viktima, NATO përgatit 300 mijë trupa

Publikuar më 28.06.2022
13 të vdekur, gati 60 të plagosur e 50 të zhdukur: sa vjen e...

13 të vdekur, gati 60 të plagosur e 50 të zhdukur: sa vjen e rëndohet bilanci i sulmit me raketa në një qendër tregtare të qytetit qendror të Ukrainës, Kremenchuk, e cila në ato momente ka qenë e mbushur me njerëz. Sulmi u dënua menjëherë nga presidenti Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të lartë […]

Lexo më shumë

Tragjedi në SHBA, 46 refugjatë gjenden të pajetë brenda një kamioni të braktisur

Tragjedi në SHBA, 46 refugjatë gjenden të pajetë brenda një kamioni të braktisur

Publikuar më 28.06.2022
Të paktën 46 persona, që dyshohet se janë emigrantë të palig...

Të paktën 46 persona, që dyshohet se janë emigrantë të paligjshëm, janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur në periferi të San Antonio, Teksas, SHBA,  mbrëmjen e së hënës, 27 qershor. Një zyrtar zjarrfikës tha se 16 persona, përfshirë katër fëmijë, janë dërguar gjithashtu në spital. San Antonio, i cili është 250 km (150 milje) […]

Lexo më shumë

VIDEO/ Tragjedia në Berat, momenti kur makina me nënën dhe djalin 6 vjeç bie në lumë

VIDEO/ Tragjedia në Berat, momenti kur makina me nënën dhe djalin 6 vjeç bie në lumë

Publikuar më 27.06.2022
Ky është momenti kur nëna dhe djali 6 vjeç bien në lumë me m...

Ky është momenti kur nëna dhe djali 6 vjeç bien në lumë me makinë. Klaudia Xhaferaj është nëna që humbi jetën bashkë me të birin mesditën e sotme në Berat. Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme, pasi makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Osum.

Lexo më shumë

Nënë e bir vdiqën pasi makina ra në lum nga ura, dëshmitarët: Djali ishte me vigon në krah

Nënë e bir vdiqën pasi makina ra në lum nga ura, dëshmitarët: Djali ishte me vigon në krah

Publikuar më 27.06.2022
Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme në Berat, pasi makina ...

Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme në Berat, pasi makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe ra në lum. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”. Sipas policisë, K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë. […]

Lexo më shumë

VIDEO-SKANDALI, bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambrojtura

VIDEO-SKANDALI, bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambrojtura

Publikuar më 27.06.2022
Bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambro...

Bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambrojtura, duke i lënë ato të ngrodhin. Pamjet e siguruara nga “Shekulli” tregojnë të ashtuquajturin vendstrehim të qenve të rrugës në periferi të qytetit. Dhjetra prej tyre, të lidhur me zinxhirë, mbahen në diell pa ushqim, derisa të japin shpirt. E njëjta pamje ishte mëse një vit […]

Lexo më shumë

Aksident tragjik në Berat, makina përfundon në lumë, vdes nëna me 6-vjeçarin

Aksident tragjik në Berat, makina përfundon në lumë, vdes nëna me 6-vjeçarin

Publikuar më 27.06.2022
Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Berat, ku nj...

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Berat, ku një makinë ka përfunduar në lumë.  Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Goricës, ndërsa brenda automjetit në momentin e aksidentit ndodhej një grua së bashku me fëmijën e saj të mitur 6 vjeç, të cilët fatkeqësisht kanë humbur jetën. Njoftimi […]

Lexo më shumë

Dy shqiptarët tregojnë motivin absurd të rrahjes për vdekje të 42-vjeçarit grek: Na pa egër!

Dy shqiptarët tregojnë motivin absurd të rrahjes për vdekje të 42-vjeçarit grek: Na pa egër!

Publikuar më 27.06.2022
Policia në Greqi ka arrestuar dy persona, për ngjarjen e buj...

Policia në Greqi ka arrestuar dy persona, për ngjarjen e bujshme, ku pesë të dyshuar kanë masakruar një 42-vjeçar grek në një lokal në Athinë. Arrestimet janë kryer sot në mëngjes, ku në pranga ka rënë një grek dhe një i huaj 24-vjeçar. 42-vjeçari u dhunua për vdekje të dielën nga pesë persona, që sipas raportimeve ishin […]

Lexo më shumë