Bosnja gjykon ish-policin serb për persekutim dhe vrasje

U hap në Sarajevë gjyqi i ish-policit rezervist Mico Jurisiç, i akuzuar për krime kundër njerëzimit, përfshirë vrasje dhe torturim në komunën e Prijedorit në vitin 1992

Miko Jurisiç, një ish-anëtar i forcave të policisë rezerviste Tukovi në Stacionin e Sigurisë Publike të policisë në Prijedor, doli në gjyq të enjten përe tetë akuza që e akuzojnë atë për pjesëmarrje në persekutimin e popullsisë civile jo serbe nga maji deri në shtator 1992. Krimet e dyshuara përfshijnë vrasje, torturë, heqje të paligjshme të lirisë, çuarjen e njerëzve në kampet e paraburgimit dhe në akte të tjera çnjerëzore. “Ne jemi të bindur se pas paraqitjes së provave gjykata do të ketë përshtypjen, përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, se i pandehuri është fajtor për vrasjen e pesë civilëve dhe akte të tjera çnjerëzore për të cilat akuzohet,” tha prokurori Izet Odobasiç.

Avokati mbrojtës i Jurisiç, Svetozar Davidoviç, nuk ofroi një deklaratë hyrëse, por i kërkoi gjykatës të urdhërojë pushime gjatë seancave dëgjimore, sepse klienti i tij është “shumë emocional dhe ai do të duhet të qetësohet”. Dëshmitarët e parë të prokurorisë do të dëshmojnë më 24 maj. /BIRN/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet