Boshatisen zyrat, administrata bën fushatë për PS-në në Elbasan (FOTO)

Publikuar më 19. 06. 2017 nga Eno Shkëmbi

Punonjës të shumtë të administratës publike kanë lënë zyrat e tyre për t’u angazhuar në fushatën e Partisë Socialiste në Elbasan.

Gazeta “Telegraf” denoncon një sërë rastesh, ku thuhet se një pjesë e zyrtarëve në fjalë ofrojnë shpërblime monetare, si dhe mashtrojnë me legalizimit, për të marrë në këmbim votat.

Media në fjalë shkruan se punonjësit kanë braktisur zyrat e shtetit prej 4 muajsh dhe vijojnë të mos respektojnë vendim Task Forcë të qeverisë.