Bosch mesazh politikanëve: Punoni për Shqipërinë, jo për vete

Ish-ambasadori holandez i OSBE në Shqipëri dhe Kosovë, Robert Bosch, i ka bërë thirrje opozitës të që të mos punojë vetëm për vete por në interes të Shqipërisë.

Sipas tij protestat po dëmtojnë procesin e hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Këto deklarata Bosch i bëri gjatë një takimi me kryetarin e Kuvendit Gramoz  Ruçi, kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla, dhe kryetaren e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari  të cilët ndodhen në Holandë në një vizitë tre ditore në Hagë, me qëllim bindjen e Holandës të votojë pro vendit tonë për hapjen e negociatave për vendin tonë.

Ambasadori theksoi se disa vende janë skeptikë për Ballkanin Perëndimor. Ai shtoi gjithashtu se njerëzit në Shqipëri janë të zhgënjyer nga politika, pasi qeveria akuzohet se bashkëpunon me krimin dhe nga ana tjetër opozita bën protesta për të marrë pushtetin.

Këshilla e tij ishte se politikanët shqiptarë duhet të tregojnë se mendimet për ta nuk janë të vërteta. Bosch tha ndër të tjera se gjithsesi Shqipëria ka bërë përparime, duke përmendur këtu edhe procesin e Vettingut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet