Bora dhe ngricat pushtojnë rrugët në Kukës

Publikuar më 19. 12. 2017 nga Xhentila Gjoshi

Qarku i Kukësit që prej mëngjesit të djeshëm vazhdon të jetë i përfshirë me temperatura të ulëta e reshje dëbore me intesitet të dobët. Lartësia e borës varion në akset rrugore nga 3 cm deri në 15 cm në rajonin e Tunelit Kalimash dhe 10 cm në Valbonë.
Temperatura minimalë shkon deri në -2 gradë celsius, ndërsa i gjithë Qarku aktualisht është i furnizuar me energji elektrike.
Aktualisht të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme pa zinxhirë. Nga firmat kontraktore gjatë gjithë kohës ka vazhduar puna për hedhjen e kripës e pastrimin nga dëbora të akseve rrugore.
Janë vënë në punë 14 borëpastruese 3 fadromë, për mbajtjen në gadishmëri të këtyre akseve.