×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Bombola gazi, armë e granata dore”/ Policia jep njoftimin zyrtar për operacionin në veri të Kosovës: 8 të arrestuar e 10 në kërkim! Ja sa efektivë u plagosën

Policia e Kosovës ka dhënë versionin zyrtar të aksionit të sotëm në veri të vendit. Sipas bluve të vendit fqinj, qëllimi i saj ishte luftimi i kontrabandës së mallrave në disa zona.

Por situata është tensionuar në veri teksa policia thekson se aty grupe kriminale në mënyrë të organizuar janë grumbulluar dhe kanë krijuar bllokim të rrugëve me mjete të ndryshme.

Ata kanë përdorur bombola gazi, granata dore dhe armë zjarri që të pengonin policinë. Si pasojë kanë mbetur të plagosur 10 efektivë policie me lëndime në trup, 7 prej tyre shqiptarë dhe 3 zyrtarë serb.

Në përfundim të operacionit, policia ka arrestuar 8 persona për kontrabandim mallrash dhe 10 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Po ashtu janë sekuestruar dhe mallra të ndryshme të kontrabanduara me vlerë prej qindra mijëra eurosh.

Njoftimi i policisë:

Referuar situatës së krijuar, rrezikimit të drejtpërdrejt të zyrtarëve, bllokimeve të rrugëve, përdorimit të bombolave të gazit, shok bombave, përdorimit të armëve të zjarrit e granatave të dorës nga persona të dyshuar si dhe dëmtimit/zjarrvënies së automjeteve zyrtare, Policia e Kosovës është detyruar të ndërmarrë veprime policore duke përdorur mjetet e nevojshme ligjore, me qëllim të ofrimit të sigurisë ndaj zyrtarëve të përfshirë në operacion dhe qytetarëve të asaj zone”, thuhet në njoftimin e policisë.

Si pasojë e gjuajtjeve me mjete të ndryshme vdekjeprurëse drejt zyrtarëve policorë,  është raportuar se (10) zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore, prej tyre (7) zyrtarë të nacionalitetit shqiptar dhe (3) zyrtarë te nacionalitetit serb. Bazuar në informacionet fillestare një nga personat e përfshirë në sulm ndaj zyrtarëve policorë, është lënduar.

“Si rezultat i veprimeve profesionale të zyrtarëve policorë deri në këtë fazë janë arrestuar dhe shoqëruar tetë (8) persona të dyshuar për kontrabandim me mallra, dhe (10) persona tjerë të dyshuar janë shpallur në kërkim policor.Po ashtu janë sekuestruar mallra dhe dëshmi të ndryshme të kontrabanduara në vlerë prej qindra mijëra euro, të cilat shërbejnë si prova materiale, të cilat kanë qenë të vendosura në lokacione të ndryshme, lokale afariste, magazina/depo etj”, thekson më tej policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Berisha çon deputetët dhe mbështet protestën e banorëve të ‘5 majit’: Pallatet do t’i ndërtojë ortaku i Lul Bravës

Berisha çon deputetët dhe mbështet protestën e banorëve të ‘5 majit’: Pallatet do t’i ndërtojë ortaku i Lul Bravës

Publikuar më 27.01.2022
Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, mbërriti në Kuv...

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, mbërriti në Kuvend ditën e enjte, për të shprehur fillimisht solidaritetin me protestuesit e ‘5 Majit’. “Pavarësisht se kanë 15-20 vite në shtëpitë e tyre, iu prishen banesat në kundërshtim me çdo normë, ligj dhe Kushtetutë. U prishen banesat nga qeveritarë, të cilët dëshmojnë se hajnitë, vjedhjet e tyre, […]

Lexo më shumë

Alarmon ish-presidenti rus, Medvedev: Konflikti ShBA-Rusi do të ishte katastrofik

Alarmon ish-presidenti rus, Medvedev: Konflikti ShBA-Rusi do të ishte katastrofik

Publikuar më 27.01.2022
Ish-presidenti i Rusisë, i cili tani gjithashtu mban një pos...

Ish-presidenti i Rusisë, i cili tani gjithashtu mban një post të lartë në fushën e sigurisë, Dmitry Medvedev, tha të enjten se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të angazhohen në diplomaci për ta zgjidhur mosmarrëveshjen rreth Ukrainës dhe jo t’i shtojnë tensionet për të fituar pikë në politikë. “Është e qartë këtu se rruga më […]

Lexo më shumë

Tarifat e reja të ujit, ERRU miraton metodologjinë e re, paralajmërohet rritja e çmimit

Tarifat e reja të ujit, ERRU miraton metodologjinë e re, paralajmërohet rritja e çmimit

Publikuar më 27.01.2022
Enti Rregullator i Ujit (ERRU) ka miratuar metodologjinë e r...

Enti Rregullator i Ujit (ERRU) ka miratuar metodologjinë e re e cila do të zbatohet në vazhdim sa herë të aplikohet nga ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve për rishikim të tarifave. Referuar dokumentit të bërë publik nga ky institucion i cili ka hyrë në fuqi qysh këtë muaj, ndërmarrjet do të duhet të kenë plane të qarta […]

Lexo më shumë

Iu shembën banesat, banorët e ‘5 Majit’ dhe Laprakës protestojnë para Kuvendit

Iu shembën banesat, banorët e ‘5 Majit’ dhe Laprakës protestojnë para Kuvendit

Publikuar më 27.01.2022
Banorët e lagjes “5 Maj” dhe Laprakës në Tiranë janë mbledhu...

Banorët e lagjes “5 Maj” dhe Laprakës në Tiranë janë mbledhur këtë mëngjes në protestë përpara Parlamentit. Banorët e 5 Majit kanë kërkuar nga Qeveria dhe institucionet transparencë lidhur me projektin e rindërtimit, ndërsa javën e kaluar disa qindra forca policore mësynë në zonë duke nxjerrë dhunshëm banorët nga banesat, të cilat më pas u […]

Lexo më shumë

Qeveria mbylli shkollat për mungesë të ngrohjes, ku u zhdukën dhjetra milionë euro të Ministrisë së Arsimit dhe bashkisë së Tiranës?

Qeveria mbylli shkollat për mungesë të ngrohjes, ku u zhdukën dhjetra milionë euro të Ministrisë së Arsimit dhe bashkisë së Tiranës?

Publikuar më 27.01.2022
Shkollat e arsimit parauniversitar u hapën sot, pas vendimit...

Shkollat e arsimit parauniversitar u hapën sot, pas vendimit të ministres së arsimit që i mbylli ato për datat 24-26 janar. Sipas ministres Evis Kushi, shkaku ishte moti i acartë, por më pas, ndërroi alibi, duke thënë se do të ngrinte uji në depozita dhe rrugët nga do të kalonin nxënësit. Por, motivi i vërtetë […]

Lexo më shumë

ShBA: Gazsjellësi rus me Gjermaninë nuk do të hapet, nëse pushtohet Ukraina

ShBA: Gazsjellësi rus me Gjermaninë nuk do të hapet, nëse pushtohet Ukraina

Publikuar më 27.01.2022
Departamenti i Shtetit i ShBA-së ka thënë se gazsjellësi “No...

Departamenti i Shtetit i ShBA-së ka thënë se gazsjellësi “Nord Stream 2”, i cili e lidh Gjermaninë me Rusinë, nuk do të miratohet, nëse Rusia e pushton Ukrainën. Përderisa tensionet rreth grumbullimit të trupave ruse afër Ukrainës janë të larta, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha të mërkurën në mbrëmje se administrata e Bidenit […]

Lexo më shumë

Zbulohet në Nivicë të Sarandës laboratori i nëndheshëm për kanabisin, arrestohen edhe dy punonjës të OSHEE

Zbulohet në Nivicë të Sarandës laboratori i nëndheshëm për kanabisin, arrestohen edhe dy punonjës të OSHEE

Publikuar më 27.01.2022
Policia e Shtetit ka zbuluar në Nivicë të Sarandës një labor...

Policia e Shtetit ka zbuluar në Nivicë të Sarandës një laborator të nëndheshëm për kultivimin e kanabisit, të pajisur më së miri. Katër persona janë vënë në pranga, ndër ta dy punonjës të OSHEE. Një operacion i posaçëm u zhvillua nga Policia e Vlorës, e Sarandës dhe e Himarës, pas informacioneve të marra në rrugë […]

Lexo më shumë

Policia italiane kap shqiptarin me 17 kg kokainë dhe 60 mijë euro

Policia italiane kap shqiptarin me 17 kg kokainë dhe 60 mijë euro

Publikuar më 26.01.2022
Policia italiane ka arrestuar një shqiptar pasi u kap me 17 ...

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar pasi u kap me 17 kilogramë kokainë. Efektivët e policisë ranë në gjurmët e shqiptarit pas hetimeve për gati një vit. Policia toskane monitoroi një sërë personash italiane dhe të huaj, përfshirë tregtarë ambulantë dhe klientë, të cilët kishin kontakte të shpeshta me subjekte jashtë rajonit për shitjen dhe […]

Lexo më shumë