“Boll me propagandë”, deputeti: Të lëmë kontribut nga rrogat por edhe nga të ardhurat e taksave

Gjatë mbledhjes së grupit socialist, deputeti i Shkodrës Paulin Sterkaj propozoi që qeveria duhet të krijojë një fond të veçantë për rastet e tërmeteve madje duke reduktuar gjithashtu rrogën e deputetëve për të kontribuar në të.

Duket se kjo nuk i ka pëlqyer deputetit, i cili kërkoi që t’i jepej fund propogandës me deputetë e politikanë, dhe vëmendja të përqendrohej te specialistët e fushës.

“Qeveritë duhet të kenë një fond special sepse jemi në një zonë sizmike. Isha 18 vjeç kur ndodhi në Shkodër dhe e kam përjetuar. Them se ka ardhur koha për një fond të tillë, që të mos i shtrijmë dorën askujt dhe të veprojmë me fondet tona. Duke filluar nga ne deputetët, nga administrate, të lëmë një kontribut nga rroga, por edhe nga të ardhurat e taksave që merr shteti, të ndahet një fond special” tha Sterkaj.

Ai shtoi gjithashtu se duhet të angazhohen specialistë nga ministritë përkatëse për të bërë një propagandë në televizion për të informuar opinionin publik i cili ka kaluar një gjendje paniku.

“Ministrat përkatës duhet të gjejnë specialistët e duhur, duhet të bëjnë një propaganda reale publikut të gjerë se janë dëmtu pak banesa por psikologjikisht është dëmtu cdo fëmi nga tmerri dhe paniku i tërmeteve. Më mirë do ishte një solidaritet me specialistët e fushës në televizione, se sa mund të bëjmë ne si deputet propagandën” tha Sterkaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet