×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Boll më, koha për ta bërë, “faleminderit” Edi Ramës…

Pirro Naçi

Dje në mbrëmje kisha veçuar nga libri i Mehdi Frashërit disa mendime të shkruara për  Sarandën shumë dekada më parë. Thashë t’i vendosja edhe një titull, por e lashë për të shtunën, sot në mëngjes. Doja ta ndaja me miqtë, qytetarët  dhe  dashamirësit e Sarandës. Por më kishte befasuar Edi Rama me një publikim në “Facebook”, po për Sarandën, për shëtitoren buzë detit, sot në mëngjes. Një telepati e çuditshme, por për rastin, shumë e dobishme. Nuk them se nuk më pëlqeu, por më shumë u ndala në  fjalët  që shkruante, madje disa prej tyre i bëra titull për ato çka shkruante Mehdi Frashëri në shekullin e kaluar. Nuk po ndalem tek figura e Mehdiut, se çdo kush mund të dijë apo të mësojë për të. Por do të doja të veçoja njërën nga ‘’bëmat’’ e tij. Leku që sot kemi në përdorim, emërtimi,’’ pagëzimin’’ e tij, e kemi nga Mehdiu. Monedhat e para quheshin ‘’Leka i Madh’’, ai insistoi dhe u shkurtua  dhe u vendos  emërtimi ‘’LEK’’, 100-të vite më parë…! Por, për të mos u zgjatur le të shikojmë se çfarë mendonte  Mehdiu për Sarandën.

…Toka dhe klima shqiptare, sidomos një  zonë e saj mjaft e gjerë ku fillon nga bregu i detit deri në thellësinë 50-80 km formon një rrip të gjatë ,ku mund të lëvrohen në shkallë të gjerë ulliri, limoni e portokalli, orizi, pambuku, liri dhe konopi, në mënyrë që Shqipëria brenda 10-15 viteve, mund të shesë jashtë nga produktet e bimëve dhe të pemëve një sasi të tyre mjaft të madhe.

…. Bie fjala gjithë pellgu i Delvinës me gjithë gropën e Butrintos, mbasi të pastrohet nga ferrat, nga drizat dhe nga moçalet dhe mbasi të arkëtohen lumenjtë e vegjël, që quhen Bistricë, Kalas dhe Povla, për të mos dalë jashtë shtratit të tyre, mund të përdoren përgjithësisht si zonë e lëvrimit të portokalleve, të mandarinave dhe të pambukut. Kjo zonë, nga ana e perëndimit është rrethuar me vargun e maleve të Himarës, që në kohët e lashta quhej Akroqeravnos (bishti i rrufesë). Nga ana e lindjes, me vargun e maleve të Muzinës, nga ana e veriut nga malet e thata të Kurveleshit, nga ana e jugut me vargun e maleve të Konispolit, që quhet Saraqinoros. Gjithë gropa, që mbetet midis këtyre maleve, ka një pjellori të çuditshme dhe përçahet prej tre lumenjsh, që përmendëm më sipër, është një vend ideal për të lëvruar ato që thamë.Me të vërtetë kjo gropë, po të qërohet dhe të kanalizohet do të bëhet një parajsë tokësore dhe atje, ku populli është dobësuar nga malarja dhe përveç misrit nuk kultivon gjë tjetër, do të bëhet populli më i lumtur i gjithë Shqipërisë, siç ka qënë këtu e 25 shekuj më parë.  Rrënimet e qytetit të vjetër që quhet Phyniqi, ashtu edhe qyteti i vjetër  Vuthrotos, ndodhen brenda kësaj zone.

Akropoli i Phyniqit dolly më i madh se ay i Athinës. Legjenda e literaturës së vjetër tregon se njerëzit e kësaj zone , në kohërat e lashta përdornin enë prej floriri. Statuja e Eneës që përmend Omiri në vjershën e tij, u gjent në Butrinto me një bukuri të mrekullueshme, dhe ndodhet sot në muzeun e Musolinit. Përtej historisë njerëzore, vendet që kanë mundësi përparimi dhe lulëzimi, herë vinë dhe herë tjetër ringjallen me dritën e ditunisë, me zellin e idealit dhe me energjinë e njeriut, që frymëzoi me atë ideal.

Duket se natyra i ka falur këtij vendi shumë të mira: brigje deti,kodrina të ëmbla, fusha pjellore, lumenj të kulluar, male të lartë, gji deti të thellë e të qetë, pamje madhështore, që vajtojnë për njerëz me ideale fisnike dhe me energji punimi. Kjo zonë e jashtëzakonshme përfshin nënprefekturat e Delvinës, të Sarandës dhe të Koninspolit. Një solidar i këtillë që i ka rënë guri në truall, që pret njerinë për ta vërë në vend dhe që të ndrisë më mirë se Korfuzi, që ndodhet kundrejt dhe që e ndan një kanal deti…

Kaq, jo më shumë nga pena  e tij… Ah mor Mehdi, të mira fjalët dhe ëndrrat për Sarandën, por edhe pak ‘’BUZKUQ’’nuk i bën dëm.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Për të gjithë ata që duan të ndryshojnë emrin “Nënë” dhe për të gjithë ne që e dashurojmë!

Për të gjithë ata që duan të ndryshojnë emrin “Nënë” dhe për të gjithë ne që e dashurojmë!

Publikuar më 10.06.2021
Ç’thot’ ajo e ve e gjorë, -Mbretëreshë pa kurorë...

Ç’thot’ ajo e ve e gjorë, -Mbretëreshë pa kurorë- Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar, Shpirt e zëmër përvëluar; Gjysm’ e vdekur: “O Shqiptarë, Nënës mos ia bëni varrë!” Fan Noli A ka peshore të masë fjalën tënde, mirësinë tënde që përkedhel botën? A ka dashuri që mund të falet më shumë se jotja? A ka oqeane me bojë […]

Lexo më shumë

Bujqësia dhe pesha e saj në ekonominë shqiptare

Bujqësia dhe pesha e saj në ekonominë shqiptare

Publikuar më 04.06.2021
Silvana Begaj Shqipëria (në aspektin natyror) është e bekuar...

Silvana Begaj Shqipëria (në aspektin natyror) është e bekuar me rreth 260 ditë në vit diell me një klimë mesdhetare shumë favorizuese për çdo lloj kulture bujqësore me toka vitale për zhvillimin e bimësisë. Shqipëria (në aspektin e tregut) është porta e Europës e me gjërë. Specialistët e fermerët kanë eksperienca dhe kanë marrë rendimente […]

Lexo më shumë

Të zhdukurit e periudhës komuniste në Shqipëri kërkojnë drejtësi

Të zhdukurit e periudhës komuniste në Shqipëri kërkojnë drejtësi

Publikuar më 03.06.2021
Frank Shkreli Turp për qeverinë shqiptare dhe për diplomatët...

Frank Shkreli Turp për qeverinë shqiptare dhe për diplomatët perëndimorë në Tiranë që heshtin! “Që nga viti 1991, qasja e të gjitha qeverive — socialiste dhe demokrate– “është kalibruar të mos shqetësojë gardën e vjetër”, tha një diplomat që e ndjekë këtë çështje nga afër. (Fred Abrahams)/ Nga rrjetët sociale mësova se javën që kaloi, […]

Lexo më shumë

“I madh e i vogël kanë vendosur gjyqtaren ne turrën e druve”, Bushati: Gjithandej ka plasur një fushatë për linçimin e saj, por …

“I madh e i vogël kanë vendosur gjyqtaren ne turrën e druve”, Bushati: Gjithandej ka plasur një fushatë për linçimin e saj, por …

Publikuar më 31.05.2021
Andi Bushati Media të djathta dhe të majta, i madh dhe i vog...

Andi Bushati Media të djathta dhe të majta, i madh dhe i vogël, fanatikë të rrjeteve sociale dhe ata që i përdorin ato për të mos u dukur jashtë mode, kanë vendosur në turrën e druve një gjyqtare të Elbasanit për videot që ajo ka hedhur në rrjet. Enkeleda Kapedani, kryetarja e gjykatës së këtij […]

Lexo më shumë

Klithmat e një gruaje….

Klithmat e një gruaje….

Publikuar më 25.05.2021
E larguar në orbita pafund larg Atdheut tim fizikisht më bën...

E larguar në orbita pafund larg Atdheut tim fizikisht më bënë të afrohem me revoltë shpirtërisht duke më kthyer aty kur dëgjoj këto copëza poshtërimesh vrastare që i bëhet një femre. I afrohem me përbuzje  tymin e zi që ka pllakosur shoqërinë tonë, moralin tonë, ndërgjegjen duke  nxirë shpresën sa herë që dëgjohen klithmat e […]

Lexo më shumë

“Më kanë përdhunuar vajzën! Do t’ua shqyej zemrat nga kraharori!”

“Më kanë përdhunuar vajzën! Do t’ua shqyej zemrat nga kraharori!”

Publikuar më 21.05.2021
Nga Erjona Rusi Jooooooooooo, mos! Më kanë përdhunuar vajzën...

Nga Erjona Rusi Jooooooooooo, mos! Më kanë përdhunuar vajzën. Joooooo! Nuk po i besoja syve atë që shihja në lajme. Ishte fëmija im, drita e syve, dashuria më e madhe e jetës. Ma kishin përdhunuar. Po jepej në lajme. Po thonin emrin e saj, shkollën e saj, dhe më pas nxorrën 5 fytyra bishash që […]

Lexo më shumë

Berisha non grata, më keq vonë se kurrë

Berisha non grata, më keq vonë se kurrë

Publikuar më 19.05.2021
Andi Bushati Të gjithë ata që janë ndjerë të ligështuar në j...

Andi Bushati Të gjithë ata që janë ndjerë të ligështuar në janarin e vitit 2011, kur dëgjonin ambasadorin amerikan në Tiranë, ta konsideronte Sali Berishën si një burrë shteti, pasi me urdhërin direkt të tij ishin vrarë katër demostrues opozitarë në bulevard, me siguri që sot kanë ndjerë një sadisfaksion të vonuar moral. Të gjithë […]

Lexo më shumë

Thirrje organeve drejtuese për luftën kundër varfërisë!

Thirrje organeve drejtuese për luftën kundër varfërisë!

Publikuar më 15.05.2021
Silvana Begaj Demokracia ekziston aty ku askush nuk është aq...

Silvana Begaj Demokracia ekziston aty ku askush nuk është aq i pasur sa të blejë dikë tjetër dhe askush aq i varfër sa për t´u shitur (Rousseau) Detyra themelore e një shteti është garantimi i një jete dinjitoze për shtetasit e tij. Fokusi i çdo qeverie, pushteti, duhet patjetër të përfshijë shtresat në nevojë duke […]

Lexo më shumë