Boksieri dënohet me 60 orë shërbim në komunitet për marihuanë

Deontay Wilder është dënuar me 60 orë punë në komunitet për mbajtje të paligjshme të marihuanës.

Kampioni i botës në peshat e rënda të boksit në kategorinë WBC, u shpall fajtor nga gjykatësi Ricky McKinner, i cili urdhëroi boksierin 32-vjeçar ta shlyejë dënimin në një lokalitet të vogël pranë shtëpisë.

Wilder u arrestua në shtëpinë e tij në Tuscaloosa, në qershor të këtij viti, ku pas një kontrolli policia gjeti marijuanë në makinën e tij.

Avokatët e tij u shprehën se marihuana nuk i përkiste boksierit, pasi ai kishte qenë në udhëtim jashtë qytetit dhe persona të tjerë e kishin përdorur makinën e tij.

Të tjera

Abissnet