“Bojkotuan Topin e Artë”, por Mesi dhe Ronaldo takohen në Madrid

Dy dominuesit e futbollit, Lionel Mesi dhe Cristiano Ronaldo munguan në mbrëmjen e ceremonisë së “Topit të Artë”, ku fituesi u shpall kroati, Luka Modriç. Ronaldo u rendit i dyti, ndërsa “pleshti” pra Messi ishte i pesti në listë.

Ajo që mësohet është se dy yjet e futbollit do të takohen pas 5 ditësh në Madrid, në sfidën që do të luhet në “Santiago Bernabeu” mes River Plejt dhe Boka Zhunior.

Mediat spanjolle shkruajnë se dy futbollistët kanë prerë biletat për të ndjekur këtë sfidë, e cila nuk u luajt në Argjentinë për shkak të trazirave mes tifozëve, sepse ky derbi konsiderohet një nga më të flaktët në botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet