“Blushi nuk mbledh Bërthamën, po uzurpon partinë”, Mimoza Hafizi bën thirrje për…

Vijon të thellohet përçarja në Partinë LIBRA mes ish-deputetes Mimoza Hafizi dhe kreut të kësaj partie Ben Blushi.

Hafiz ka dalë hapur kundër Blushit, pasi sipas saj ky i fundit ka dashur që të uzurpoj partinë.

Përmes një statusi në “Facebook” Hafizi kërkon mbledhjen e Bërthamës për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe për të marrë vendimet e duhura.

“Çdo përpjekje për të mos lejuar mbledhjen e Bërthamës apo zëvendësuar me takime paralele, është uzurpim institucional brenda Partisë. Takimet me elektoratin apo aktivistët mund të kenë vetëm karakter konsultues.

Prej 6 muajsh, z. Blushi nuk pranon ta mbledhë këtë Bërthamë. Mbledhja e fundit e saj është zhvilluar me datën 13 Korrik 2017”, shkruan ndër të tjera Hafizi. .

Postimi i plotë

NJOFTIM PËR ANËTARËSINË LIBRA

Në situatën kur Portali i Partisë Libra, www.libra.al, nuk pranon të publikojë thirrjen për mbledhje të Bërthamës LIBRA, jam e detyruar të përdor faqen time personale, për informim të anëtarësisë.

Bërthama Libra është organ themelor statutor, i votuar nga e gjithë anëtarësia me parimin një anëtar, një votë. Bërthama i ka të gjitha kompetencat e saj të përcaktuara në Statut.

Çdo përpjekje për të mos lejuar mbledhjen e Bërthamës apo zëvendësuar me takime paralele, është uzurpim institucional brenda Partisë. Takimet me elektoratin apo aktivistët mund të kenë vetëm karakter konsultues.

Prej 6 muajsh, z. Blushi nuk pranon ta mbledhë këtë Bërthamë. Mbledhja e fundit e saj është zhvilluar me datën 13 Korrik 2017.

Në këto kushte, në përputhje me përcaktimet e Statutit Libra, më tepër se 1/3 e anëtarëve të Bërthamës kanë kërkuar mbledhjen e saj, me datë 12 Janar 2012.

Në vijim njoftimi i mbledhjes drejtuar 30 anëtarëve të Bërthamës:

Në kushtet që jemi, Libra është sot një institucion i rrudhur, një instrument i fjetur politik edhe pse në fazat e para të formimit institucional. Nisur nga këto konstatime dhe të bindur se e ardhmja, pritshmëritë dhe fati i lëvizjes varen sot eskluzivisht nga vullneti dhe pasioni ynë i përbashkët, një grup nismëtar (anëtarë të zgjedhur të Bërthamës) kërkojnë si më poshtë :

Mbledhje të Bërthamës Libra

Bazuar në nenin 11 të Statutit Libra, ku përcaktohet :

”Mbledhja e Bërthamës thirret nga Kryetari ose nga 1/3 e Bërthamës. Me thirrjen e Bërthamës përcaktohet dhe rendi i ditës.”

Thërrasim mbledhjen e Bërthamës Ditën e Premte, datë 12 Janar, ora 19:15, me këtë rend dite:

  1. Sqarimi dhe përcaktimi i statusit të secilit prej anëtarëve të Bërthamës, që kanë dhënë dorëheqje nga funksionet në mënyrë jozyrtare,
  2. Analizë e situatës së brendshme dhe zhvillimeve në Libra, si dhe pozicionimit të saj aktual politik.

 

Të tjera

Abissnet