Nis evakuimi i turistëve në Kanionin e Holtës

Ka nisur evakuimi i turistëve shqiptarë të bllokuar në Kanionin e Holtës.

Mësohet se fillimisht janë nxjerrë 4 fëmijë, ndërkohë që po punohet për zhvendosjen e të tjerëve.

Deri më tani nuk raportohet për asnjë të lënduar.

Shkak për bllokimin e turistëve është bërë rritja e menjëhershme e prurjeve të lumit.

(17:33) Bllokohen turistët shqiptarë në Kanionin e Holtës

Një grup turistësh shqiptarë raportohet të jenë bllokuar pasditen e sotme në Kanionin e Holtës në Gramsh.

Në vendngjarje kanë shkuar policia, zjarrfikëset dhe emergjencat civile.

Ndërkohë tre ambulanca janë nisur nga spitali i Gramshit. Nuk ka ende informacione lidhur me gjendjen shëndetësore të turistëve.

Shkak besohet se janë bërë prurjet nga rreshjet e shiut.

Mësohet se zona ka vështirësi edhe me valët telefonike, ndaj dhe kërkimi i ndihmës ka qenë i vështirë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet