Bllokohen 39 steka cigare pa pullë në fiskale në doganë

Në Pikën e Kalimit Kufitar të Murriqanit, gjatë një kontrolli në vijën e dytë të një mjeti autobus, i cili po udhëtonte nga Kosova me destinacion Gjermaninë, janë konstatuar 39 steka cigare pa pullë.

Strukturat doganore të Degës Doganore Shkodër në bashkëpunim me Policinë kanë ndaluar shtetasin italian me inicialet K.M. i cili dispononte këtë sasi cigaresh.

Personi në fjalë është ndaluar nga ana e forcave të policisë dhe po pritet për tu marrë në pyetje nga strukturat e Krimit Ekonomik të Drejtorisë së Policisë, Shkodër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet