Blindohet qyteti/ Në këtë bashki ndalohet hyrja e njerëzve nga qytetet e tjera

Masa ekstreme janë marrë nga Bashkia e Poliçanit me qëllim parandalimin e Covid-19. Një vendim i Këshillit Bashkiak, ka ngritur në hyrje të qytetit të një postbllok ku verifikohet çdo person që hyn në qytet.

Bashkia ka bllokuar të vetmin aks rrugor që lidh Poliçanin me pjesën tjetër të vendit. Kush kalon në postbllok, nëse rezultojnë se ka ardhur nga jashtë apo nga Tirana, nuk lejohet të jetojë në Poliçan, deri sa të kalojë pandemia e koronavirusit.

Kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj, ka thënë se, kjo masë është marrë, pasi në qytetin e Poliçanit jeton një numër relativisht i lartë banorësh që ka punuar për vite me radhë në Uzinën e Armëve dhe banorët vuajnë nga mushkëritë e sëmundjet profesionale.

Me vendim të këshillit bashkiak, duke parë situatën e rëndë në të gjithë Shqipërinë dhe gjithë botën, qyteti i Poliçanit është qyteti më i rrezikuar pasi ka një kontingjent të tillë banorësh që kanë punuar prej vitesh në kombinatin mekanik në Poliçan, që janë të rrezikuar nga mushkëritë, dhe janë me kartela prej 20 vitesh. Janë 800 familje që rrezikojnë jetën nga momenti në moment dhe nëse ka një rast këto familje nuk i mbushin një orë. Për këtë u detyruam që të marrim masa të jashtëzakonshme. Me miratim edhe nga policia e shteti, ngritëm një postbllok i cili do të jetë filtër për qytetin tonë për të gjithë ish-banorët e qytetit që jetojnë në Itali apo në Tiranë që të mos lejohen të futen derisa të kalojë kjo epidemi.”

Zotkaj bën me dije bashkia nuk do të tërhiqet nga vendimi i saj, derisa të kalohet rreziku nga koronavirusi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet