Blindohet Kryeministria, efektivët me maska kundra gaz e shkop gome (Foto)

Mbi 1600 efektivë të Policisë së Shtetit kanë zbarkuar sot pranë godinës së Kryeministrisë, aty ku pas dy orës do të fillojë edhe protesta e organizuar nga opozita.

Marrë shkas nga protesta e kaluar që degjeneroi në dhunë, policia ka marrë masa në rritjen e angazhimit dhe gatishmërinë e forcave policore.

Krahas policisë së rendit, në mbarëvajtjen e protestës do të angazhohen edhe efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ata të repartit Shqiponja. Gjithashtu raportohet se në ndihmë të policisë së Tiranës, kanë ardhur edhe efektivë të shumtë nga policitë e rretheve.

Sipas informacioneve nga policia, mësohet se kordoni i parë që do të përballet me protestuesit, është ai i Policisë së Rendit, ndërsa është minimizuar prezenca e efektiveve femra në këtë radhë.

Anash dhe pas kryeministrisë, janë pozicionuar edhe efektivë të forcave RENEA, të cilët mund të ndërhyjnë vetëm me urdhër të Drejtorit të Policisë.

Gjithashtu, oficerë të antiterrorit do të kontrollojnë personat që dyshohen si elementë të rrezikshëm dhe punonjësit e Gardës së Republikës do të monitorojnë situatën me dylbi, nga tarracat e institucioneve.

Godina e Kryeministrisë këtë herë është rrethuar me mbrojtëse metalike, ndërsa është hequr edhe skela para hyrjes së godinës, e cila u përdor nga protestuesit për të goditur xhamat e derës herën e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet