Blendi Fevizu sfidon temperaturat, noton në brigjet e Dhërmiut

Këto ditë temperaturat nuk kanë qenë shumë të zakonshme për muajin shkurt dhe duket sikur pranvera ka ardhur para kohe. Megjithatë askush nuk do të guxonte që me këto temperatura të lahej në det, sepse temperatura e ujit nuk është shumë e pranueshme për trupin në dimër.

Megjithatë, Blendi Fevizu duket se ka vendosur t’i sfidojë temperaturat e të lahet në ujërat e detit Jon. Këtë të dielë ai ka udhëtuar drejt Dhërmiut dhe nuk ka ngurruar që të zhytet e notojë për pak minuta. Ai ka publikuar video e foto duke notuar e me siguri këtë moment duhet ta ketë shijuar vërtetë shumë, duke qenë se dhe detin e ka pasur të gjithin për vete.

Moderatori i njohur ka zbuluar prej kohësh se pasioni i tij më i madh janë udhëtimet dhe thuajse çdo fundjavë ai zgjedh një vend të botës për ta eksploruar.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet