“Biznesmeni që përplasi makinën e policisë bën ligjin në Elbasan. I biri rrahu shefin e Krimeve”

Publikuar më 20. 09. 2017 nga Eno Shkëmbi

Një tjetër denoncim i fortë ka ardhur nga ish-kryeministri Sali Berisha, sa i takon ngjarjes së ndodhur në Elbasan, ku një biznesmen me makinë të blinduar përplasi makinën e policisë.

Berisha ka postuar në “Facebook” mesazhin e qytetarit dixhital, sipas së cilit biznesmeni Petrit Çela dhe banda e tij kanë mbrojtje të fortë dhe lidhje me Ramën dhe kryebashkiakun e Elbasanit.

“Djali i biznesmenit, Suel Çela pak ditë më parë ka dhunuar fizikisht shefin e krimeve në Elbasan”, shkruhet në postimin e Berishës.

Postimi i Berishës 

Kryekumbara Rama me kumbar Çelen dhe don Lalen!

Lexoni mesazhet dhe shikoni fotot e qytetareve dixhital! sb

“Pershendetje z.Berisha po ju dergoj disa foto te petrit celes babait te shullazit te elbasanit per te kuptuar se sa mbrojtje shteterore ka kjo bande.
Duke ju kujtuar se suel cela vetem pak dite me pare ka dhunuar fizikisht shefin e krimeve ne elbasan
Suel cela bashke me banden e tije ne qytetin e elbasanit te cilin e kane kthyer si texas i viteve te kaubojsve te cilet levizin te armatosur dhe kohet e fundit kane filluar te vendosin gjoba dhe marrin prona te ndryshme me dhune.
Petrit cela eshte personi me syze ne koke”