Biznesi me fashë 2-14 mln lekë, flet eksperti kontabël: Skenarët për 3 muaj

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të enjte planin ekonomik me prognozë 3-mujore për situatën që ka krijuar virusi Covid-19. Plani tashmë i publikuar nga “Shekulli” mbart paqartësi për disa kategori, ku veçohet pika 7 e tij, në të cilën kryemnistri tha “Do të riskedulojmë tatim-fitimin për të gjithë biznesin nga 2-14 mln lekë”.

Pikëpyetjet i shpjegon për gazetën Armand Mala, ekspert kontabël. “Bëhet fjalë për këstet mujore të Tatim-Fitimit të biznesit që i përket fashës 2-14 mln lekë. “Në rastin më të mirë do riskedulohet një pagesë mujore prej 58333 lekë, Riskedulohet, jo falet. Pra, nisur nga qershori, kjo pagesë mujore (e cila duhet të kujtojmë që është parapagim) mund të reduktohet. Por, shifra 58333 është totalisht hipotetike, skenari më realist është që do riskedulohet një pagesë mujore prej 14000-15000 lekësh. Jam i bindur që kjo “kakërdhi” nuk i hyn në punë as shejtanit. Në opinionin tim as nuk po prisja gjëra madhore siç përveshën mëngët shumë “biznesmenë”, biznesmenë e vendosa në thonjza sepse mendojnë se do përfitojnë nga situata të tilla, por kjo e tatim- fitimit mund të ishte kursyer. Përsa i përket pikave 2 dhe 3 që sërish lidhen me ekonominë nuk mund të komentoj asgjë pa u zbardhur detajet e këtyre pikave”, deklaron Mala. 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet