×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Biznesi Amerikan kritika qeverisë: Thjeshtëzoni taksat, zgjeroni hartën e Mini-Shengenit

Briselda Hoxha

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço i ka dhënë një shuplakë të fortë qeverisë, e cila ka ngelur në vendnumëro për luftën ndaj korrupsionit, zgjidhjen e kontratave të pronësisë apo edhe paqëndrueshmërinë në përcaktimin e taksave. Në një dalje për mediat, Jaço goditi pjesërisht edhe Mini-Shengenin, si iniciativë e lirë ekonomike, por që nuk mund të ketë efikasitet pa përfshirjen e Kosovës.

“Në Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm, por klima e investimeve nuk ka qenë shumë e favorshme. Investitorët e kanë pasur të vështirë që të gjejnë në Shqipëri një terren të favorshëm. Por duhet të jemi optimist për ta krijuar këtë në të ardhmen, pasi investitorët e mëdhenj nuk shikojnë vetëm Shqipërinë, por edhe vendet e tjera”.

Sa i përket marrëveshjes së Mini-Shengenit, në emër të AmCham, Jaço e përshëndet për zhvillimin ekonomik që do të mbartë, por e sheh sikundër edhe një pjesë e madhe e ekspertëve, si një koncept të cunguar pa praninë e Kosovës.

“Koncepti është që ne shesim dhe në këtë pikëpamje duhet të marrin pjesë të gjithë, përfshirë edhe Kosova. Produktet shqiptare mund të jenë konkurruese në treg, por duhet të jemi të hapur për vendet e tjera që të vijnë në Shqipëri dhe të konkurrojnë me produktet e tregut”.

Jaço po ashtu foli edhe për nivelin e taksave në Shqipëri, duke përsëritur për të disatën herë edhe ankesën që kanë investitorët për qeverinë.

“Investimet krijojnë mundësi punësimi dhe për këtë arsye duhet një reformë e thellë në lidhje me klimën e investimeve. Korrupsioni pengon shumë investimet e huaja. Taksat po ndryshojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe nuk është aspak normale që taksat të ndryshojnë çdo vit. Ka dy probleme me taksat. Shqipëria nuk ka nivel konkurrues në rajon dhe nuk e bën një vend të lirë. Problem është ndryshimi i shpeshtë, i ankimuar shumë shpesh nga investitorët edhe nga ne po ashtu”, tha ai.

Një tjetër problem madhor për klimën e investimeve në vend, për Jaçon janë edhe konfliktet e pronësisë të pazgjidhura, të cilat frenojnë biznesin për të firmosur kontrata të reja për investime.

“Zbatimi i kontratave dhe problematika me zgjidhjen e konflikteve të pronave nuk e ndihmojnë fare biznesin”, deklaroi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pandemia uli aplikimet me 68%, Komisioni i Ekonomisë miraton shtyrjen e rivlerësimit të pasurive

Pandemia uli aplikimet me 68%, Komisioni i Ekonomisë miraton shtyrjen e rivlerësimit të pasurive

Publikuar më 07.07.2020
Shtyhet për në 31 dhjetor 2020 rivlerësimi i pasurive të pal...

Shtyhet për në 31 dhjetor 2020 rivlerësimi i pasurive të paluajtshme. Sipas Ministrisë së Financave vetëm për periudhën 18 mars deri më 18 maj 2020 numri i aplikimeve për rivlerësim ka rënë me 68%. Në total deri në mars janë rivlerësuar 15 mijë prona, ndërsa për periudhën më pas deri në fund të muajit maj […]

Lexo më shumë

“Emigrantët vijnë rregullojnë vetëm dhëmbët e nuk blejnë asgjë!” Ulje çmimesh në tregje, rrezik falimenti

“Emigrantët vijnë rregullojnë vetëm dhëmbët e nuk blejnë asgjë!” Ulje çmimesh në tregje, rrezik falimenti

Publikuar më 07.07.2020
Vëzhgim i bërë nga “Shekulli” në pikat e shumicë...

Vëzhgim i bërë nga “Shekulli” në pikat e shumicës dhe pakicës së artikujve të ndryshme. Rrezik falimentimi, ulje çmimesh por zero blerje Briselda Hoxha “Shekulli” ka bërë një vëzhgim në pikat e shumicës dhe pakicës të veshjeve dhe të elektro-shtëpiakeve për të parë se si po vijon situata post-COVID në këto ambiente. Ajo që vihet […]

Lexo më shumë

Pensionet, BB: Shqipëria raport të ulët mbështetës, të shihen skema plotësuese të kolonës së parë

Pensionet, BB: Shqipëria raport të ulët mbështetës, të shihen skema plotësuese të kolonës së parë

Publikuar më 07.07.2020
Pesë vjet pas zbatimit të reformës së pensioneve në Shqipëri...

Pesë vjet pas zbatimit të reformës së pensioneve në Shqipëri Banka Botërore që ishte edhe mbështetja kryesore në këtë nismë ka bërë një analizë të situatës. Në një raport të titulluar “Shqipëria, sfidat e politikave të pensioneve në 2020-ën” nënvizohen disa aspekte të sistemit nga shkalla e kontributeve tek raporti i mbulimit dhe ndryshimet demografike […]

Lexo më shumë

“Mund të përdoret për pastrim parash!” Rama vazhdon me të veten, del kundër FMN-së për amnistinë

“Mund të përdoret për pastrim parash!” Rama vazhdon me të veten, del kundër FMN-së për amnistinë

Publikuar më 07.07.2020
Më herët, pas një vizite zyrtare në Tiranë e cila përfundoi ...

Më herët, pas një vizite zyrtare në Tiranë e cila përfundoi në 1 korrik, Fondi Monetar Ndërkombëtar, në një deklaratë zyrtare, kritikoi disa nisma të qeverisë Rama. FMN, konkretisht ka kundërshtuar 3 nismat e fundit të qeverisë ku fjala është për: amnistinë fiskale, heqjen e tatimit mbi fitimin për të gjitha bizneset e vogla deri në […]

Lexo më shumë

Amnistia fiskale/ Sa do tatohet deklarimi i pasurisë dhe kush përjashtohet

Amnistia fiskale/ Sa do tatohet deklarimi i pasurisë dhe kush përjashtohet

Publikuar më 07.07.2020
Drafti final me 21 nene, i cili përcakton mënyrën se si do t...

Drafti final me 21 nene, i cili përcakton mënyrën se si do të veprohet nga nisja e procesit të amnistisë fiskale dhe deri në mbylljen e tij që parashikohet të jetë për 12 muaj, është publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Në këtë draft thuhet se deklarimet do të bëhen me anë të një […]

Lexo më shumë

Kombinat/ Rreth 50 ndërtesa do të prishen, 21 mijë qytetarë do të akomodohen

Kombinat/ Rreth 50 ndërtesa do të prishen, 21 mijë qytetarë do të akomodohen

Publikuar më 07.07.2020
Ditën e sotme qeveria prezantoi planin për rindërtimin e zon...

Ditën e sotme qeveria prezantoi planin për rindërtimin e zonës së Kombinatit i cili është ndër më të dëmtuarat nga tërmeti i 26 nëntorit. Arkitekti që do të merret me projektin tha se Kombinati do të kthehet tashmë në një “Kombinart” sipas ndryshime që projekti parashikon. Në lagjen e re parashikohet të ndërtohen 5 sheshe […]

Lexo më shumë

Fier/ Qeveria u uli pagat, punonjësit e Albpetrol bojkotojnë punën

Fier/ Qeveria u uli pagat, punonjësit e Albpetrol bojkotojnë punën

Publikuar më 07.07.2020
Punonjësit e Albpetrolit vijojnë të  dalin sërish në protest...

Punonjësit e Albpetrolit vijojnë të  dalin sërish në protestë para zyrave të kompanisë në Fier. Ditën e sotme, rreth 140 punonjës të Albpetrol kanë bojkotuar punën dhe po vijojnë protestën. Punonjësit po qëndrojnë para derës së kompanisë dhe thonë se nuk kanë marrë pagën e plotë. Ata shprehen se kanë marrë rreth 40% të pagës […]

Lexo më shumë

Rindërtimi/ Miratohet fondi për rikonstruksionin e banesave në tre bashki

Rindërtimi/ Miratohet fondi për rikonstruksionin e banesave në tre bashki

Publikuar më 07.07.2020
Qeveria ka miratuar dy fonde të cilat do të përdoren dhe jan...

Qeveria ka miratuar dy fonde të cilat do të përdoren dhe janë të përcaktuar për rindërtimin pas tërmetit të datës 26 nëntor të 2019. Rreth 317 milionë do të përdoren për rindërtimin e banesave private dhe pallateve në Bashkinë Vorë, Rrogozhinë dhe Mirditë. Sakaq, përfitues do të jenë ata të cilët kualifikohen për grantet e […]

Lexo më shumë