Bizneset pushtojnë sheshin “Skënderbej” (VIDEOT)

Publikuar më 05. 12. 2017 nga Xhentila Gjoshi

Kioska druri, konstruksione masive hekuri, kabuj tensioni të lartë, një kantier ndërtimi, d.m.th. argëtimi për festat e fundvitit po ngrihet prej dy ditësh me shpejtësi mbi pllakat luksoze të sheshit “Skënderbej”. Investimi 16 milionë euro i bashkisë së Tiranë, po i nënshtrohet etheve të fitimeve nga privatët që do të krijojnë atmosferën festive me kioska prodhimesh si qofte, birra apo ushqime dhe me lodra për fëmijë.
Puna ka përfunduar tashmë te kioskat prej druri dhe po vijon puna për të ngritur një bazë gjigande prej druri mu përballë hyrjes së ndërtesës luksoze të Bankës së Shqipërisë. Një punë masive që po e mbush sheshin “Skënderbej” me biznese që do të sjellin lekë për bashkinë. Të njëjtin fat pati edhe Pedonalja, e cila tashmë është shkatërruar nga montim-çmontimet pa fund për birra dhe qofte.