Biskota për fëmijë

Këto biskota me forma të ndryshme do jenë ushqimi i ri i preferuar për fëmijët tuaj! Hidhni sheqer pluhur mbi për dekorim.

Hapi 1
Në një enë përzini miellin, sheqerin dhe pluhurin për pjekurina. Transferoni në një procesor për ushqim, shtoni gjalpën dhe pulsoni për disa sekonda disa herë deri sa gjalpa të jetë shpërndarë në mënyrë të barabartë.
Hapi 2
Transferoni në një enë; shtoni vezën dhe vaniljen. Përzini shpejtë deri sa të formohet një top. Shtoni qumështin, 1 lugë ose 2, nëse masa është shumë e thatë për t’u formuar topi. Mbështillni me letër plastike dhe futeni në frigorifer për 30 minuta.
Hapi 3

Vendosni letër për pjekje në dy enë për biskota.

Hapi 4
Nxirrni masën nga frigoriferi dhe shtrini në shtresë të hollë 1cm. Prisni në format tuaja të preferuara dhe transferoni në enët për pjekje, duke lënë 2 cm distancë mes tyre. Futni në frigorifer për 10 minuta deri sa të nxehet furra.
Hapi 5

Piqni në temperaturë 160 C për 2 minuta, ose deri sa biskotat të marrin ngjyrë ari anash. Ju bëftë mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet