Bisedime të ngadalësuara për çështjen e emrit të Maqedonisë

Gazeta greke “Kathimerini” ka shkruar se pasi bisedimet për emrin e Maqedonisë kishin një ritëm të shpejtë, tashmë ata janë zvogëluar së tepërmi. Kjo ka gjasa të jetë edhe arsyeja se përse ministri i Jashtëm helen Nikos Kotzias e ka shtyrë vizitën për në Shkup. Vizita e Kotzias nuk pritet të ndodhë as këtë javë, për shkak të angazhimeve personale dhe profesionale të numrit një të diplomacisë të Greqisë.

Madje, gazeta greke nënvizon se vizita e Kotzias mund të mos ndodhë as në muajin mars 2018. Kujtojmë se Greqia dhe Maqedonia, thuajse historikisht kanë pasur raporte të tensionuara pikërisht për shkak të çështjes së emrit. Së fundmi janë bërë disa përparime në lidhje me këtë çështje, por sa duket akoma mjaftueshëm për ta rregulluar atë më së miri.

/D.Xh/

 

 

 

 

 

Të tjera

Abissnet