Bisedat që gjyqtari bëri me kushëririn sekser për të kërkuarin për vrasje

Publikuar më 13. 11. 2017 nga Dionis Xhafa

Prokuroria ka ne dore tri prova te forta kunder gjyqtarit te Apelit Shkelqim Miri. “Panorama” shkruan se krajas filmimeve ne lokalin ku u moren parate e ryshfetit dhe SMS, ekziston edhe një provë e tretë, që është edhe më e rëndësishmja. Behet fjale per tabulatet telefonike dhe bisedat që vetë gjyqtari ka bërë me kushëririn e tij, që ishte ndërmjetësuesi me të afërmit e Gentian Dodës, në lidhje me këtë çështje.

Dje, Policia e Tiranës ndaloi edhe kushëririn e gjyqtarin, shtetasin Kujtim Miri. Miri u ndalua me urdhër të Krimeve të Rënda pasi dyshohet se ka pasur rolin e sekserit. Shkëlqim Miri është ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda gjyqtari të cilit iu gjetën në banesë gjatë një kontrolli rreth 34 milion lekë të reja. Pas kontrollit të banesës që ju bë në orët e para të mëngjesit, gjyqtari u ndalua nga policia dhe aktualisht ndodhet në qeli. Me ndryshimet e reja ligjore, ndalimi apo arrestimi i një gjyqtari mund te behet edhe pa autorizimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Më herët ishte KLD që pasi shqyrtonte kërkesën e prokurorisë autorizonte ose jo arrestimin. Tashmë në mbledhjen e radhës KLD-ja mund të vendosë thjeshtë pezullimin e gjyqtarit. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg në për gjykatësin dhe masa ndaj tij pritet që të jepet të dielën. Shkëlqim Miri është gjyqtar i Apelit në Tiranë, ish anëtar i KLD-së. Ai është përfshirë në ndryshimin e një akuze nga vrasje në plagosje të rëndë me dashje. Në këtë proces ka qenë i pandehur Gentian Doda, nga Burreli i ekstraduar pak kohë më parë nga Amerika./Panorama/