Bisedat e 2 shqiptarëve hajdutë në Itali: Gabim që s’e përdhunuam gruan, burri s’do…

Publikuar më 30. 10. 2017 nga Shekulli

Një histori si një skenar filmi vjen nga Italia, aty ku mëngjesin e 14 prillit dy shqiptarë kanë grabitur shtëpinë e një çifti në Serra Riccò, në brendësi të Gjenova.

Grabitësit mbanin në dorë një shufër hekuri, dhe ishin të maskuar, por pas disa orësh pasi ata kishin grabitur banesën, bosi i “bandës së pyllit”, Arti Ndreka, shqiptar 37-vjeçar, komentoi në profilin e tij në “Facebook”, me shokun e tij Spartak Cakoni patrioti, 25 vjeç lidhur me grabitjen.

Ata kishin filluar që të talleshin me sjelljen e viktimave, para të çiftit që ata kishin grabitur.

“Ata ishin si qingja”, “ishin të tmerruar nga frika”, “bëmë një gabim që nuk përdhunuam gruan, dhe partneri i saj me siguri nuk do të kundërshtonte”, ishin këto disa nga frazat që dy shqiptarët po komentonin me njëri-tjetrin në “Facebook”.

Ata kishin spekuluar këtë bisedë që fatmirësish për të moshuarit nuk ishe vënë në praktikë. Por ata kishin goditur dhe shtëpi dhe vila të tjera në këtë zonë. Ankesat e banorëve kanë qenë të njëpasnjëshme.

Hetimet e policisë bënë të munduar që të godisnin “bandën e pyllit”, e cila kishte terrorizuar banorët në Gjenova. Ata kishin rrahur dhe plaçkitur disa të moshuar. Tashmë dy shqiptarët janë në paraburgim dhe pritet që të jepet vendimi për ta, shkruan ilsecoloxix.it