Billboard zgjedh femrën e vitit, ja cila është ajo

Billboard ka shpallur femrën e vitit për vitin 2018, dhe ajo është një nga këngëtaret më të njohura dhe suksesshme.

Sipas Billboard, femra e vitit 2018 është Ariana Grande, e cila pavarësisht “telasheve” që ka kaluar përgjatë 2018 ka arritur të triumfoi dhe të jetë një nga femrat më të suksesshmet.

Përveç se këngëtare e zonja ajo njihet edhe si tekstshkruese dhe aktore, Ariana do të nderohet me çmimin e madhe muajin e ardhshëm, më 6 dhjetor.

Ariana Grande bashkohet me një histori të ikonave që janë nderuar më parë me këtë çmim si, Selena Gomez, Madonna, Lady Gaga dhe Taylor Swift.

“Ariana Grande është një yll në kushtet e saj. Duke mos u përkulur kurrë në ndonjë trend apo rrugë të veçantë muzikore në industri”, thotë Ross Scarano.

“Sigurisht në bindjet e saj, ajo vazhdimisht qëndron për vete dhe vendimet e saj. Në një botë që shpesh nuk është mikpritëse për atë forcë në femrat e reja. Ajo ka guxim, ajo është duke bërë një pjesë të muzikës më të mirë të karrierës së saj. Dhe ajo absolutisht e meriton të jetë Femra Vitit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet