×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Bilanci/ Moti i keq gjatë dy netëve të fundit, ja zonat e dëmtuara

Mot i keq përfshiu vendin mbrëmjen e shkuar me rrufe të shumta të cilat kanë dëmtuar sistemin e shpërndarjes elektrike. Ndërkohë, në buletinin e Ministrisë së Energjisë, thuhet se pasojat e motit sollën dëme të shumta në rrjetin elektrik të shpërndarjes së OSHEE.

“Paraditen e datës 10 korrik, raportohej për 46 fidera të stakuar për shkak të motit të keq dhe rajonet më të prekura ishin Shkodra (Lezha kryesisht), Burreli dhe Durrësi (zona e Fushë-Krujës) dhe kryesisht zonat rurale të vendit, që furnizohen me rrjet ajror 6kV, i ndjeshëm ndaj stuhive, sidomos me shkarkesa atmosferike”, thuhet në reagim.

Gjatë orëve në vijim të datës 10 korrik, me rregullimin e pjesshëm të kushteve të motit, u përmirësua situata e furnizimit me energji elektrike në masën 70%. Në veri të vendit pothuajse të gjithë fiderat ishin në punë, por me kalimin e orëve, në mbrëmje, gjendja e motit u përkeqësua duke vijuar deri në orët e para të datës 11.

Tashmë rajonet më të prekura nga kufizimi i energjisë elektrike ishin në qendër dhe jug të vendit, si Elbasani, Berati, Fieri, Korça (Pogradeci) dhe Vlora.

Dëmet e shumta mbi rrjetin elektrik gjatë natës sollën ndërprerje të energjisë elektrike në 84 fidera, ku si rezultat i motit të keq me shtrëngata shiu dhe erë të fortë u prekën rajonet Elbasan, Berat, Gjirokastër, Vlorë dhe Fier, ndërsa situata në rajonet e veriut ka qene disi më e qetë natën, përveçse në zonën e Velipojës ku ka pasur stakime.

Aktualisht, sipas raportimit të fundit, ora 12:30 të datës 11 korrik, kemi një përmirësim me 65% të situatës më furnizim të energjisë elektrike, ndërsa rajonet më të prekura vijojnë të jenë Berati, Fieri, Vlora, Gjirokastra dhe tashmë është shtuar edhe Tirana (pjesërisht Kombinati, Shinat e Trenit, Zall Bastari dhe Yzberishti).

Situata e akseve rrugore gjatë natës datë 11.7.2019

-Në aksin Elbasan-Qafë Thanë ka pasur rënie gurësh. Grupi i mirëmbajtjes ka qenë në gatishmëri gjatë gjithë kohës. Nuk ka pasur probleme me trafikun.

-Në aksin Pogradec-Tushemisht një pemë ka bllokuar rrugën pas ndërhyrjes u bë pastrimi dhe hapja e rrugës për trafikun.

-Aksi Qafë Thanë – Doganë ka pas probleme me rënien e gurëve.

-Qafë Thanë – Qafë Plloçë ka pas probleme ne Qafë Plloçë me rënien e një peme dhe prurje inertesh, por jo probleme serioze ne trafik.

-Korçë – Bilisht ka pas rënie peme në Zëmblak, por edhe kjo nuk ka qenë serioze për trafikun. Menjëherë u morën masa për pastrimin dhe largimin e pemëve nga pjesa e rrugës.

-Bisht i Zhurit-Fier ka pasur dëme vetëm ne sinjalistikën vertikale, janë marrë të gjitha masat nga ana jonë për riparimin e tabelave.

-Në Vlorë ka pasur inerte në rrugë dhe degë pemësh të thyera.

-Në Gjirokastër ka pasur rënie të dy pemëve në rrugë dhe një tabelë e madhe informuese në Vanister.

-Dhe në zonën e Sarandës një rrëshqitje në segmentin Ura e Kranesë – Qafë Muzinë dhe inerte në zona të ndryshme të bregut.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rritja alarmante e të infektuarve, Bino flet për rikthimin e masave kufizuese

Rritja alarmante e të infektuarve, Bino flet për rikthimin e masave kufizuese

Publikuar më 13.08.2020
Silva Bino, shefja për sëmundjet infektive në Institutin e S...

Silva Bino, shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik, deklaron se shifrat çdo ditë e më shumë po bëhen shqetësuese. Në një intervistë për mediet, Bino ka bërë me dije se këtë javë janë zbuluar raste infektimi edhe qarkun e Kukësit, në Tropojë dhe Has. Të ndodhur në këto kushte, ajo ka artikuluar […]

Lexo më shumë

“Nuk mungon asnjë medikament”, Spitali “Shefqet Ndroqi” i përgjigjet akuzave të PD-së: Na lini të bëjmë punën tonë!

“Nuk mungon asnjë medikament”, Spitali “Shefqet Ndroqi” i përgjigjet akuzave të PD-së: Na lini të bëjmë punën tonë!

Publikuar më 12.08.2020
Pas akuzave të Partisë Demokratike se në Spitalin Universita...

Pas akuzave të Partisë Demokratike se në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” i kthyer në ‘Covid2’, mungojnë medikamentet ka reaguar ky i fundit. Spitali informon qytetarët se nuk mungon asnjë medikament apo trajtim për pacientët e shtruar që përdoret në protokollet e përcaktuara të mjekimit në spitalin tonë. Më tej shton  se spitali Covid2 “Shefqet Ndroqi” […]

Lexo më shumë

Epidemiologu hedh dritë mbi shifrat e Covid-19: Vret më pak se gripi i zakonshëm

Epidemiologu hedh dritë mbi shifrat e Covid-19: Vret më pak se gripi i zakonshëm

Publikuar më 12.08.2020
Epidemiologu Ilir Alimehmeti, përmes një postimi në ‘Faceboo...

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, përmes një postimi në ‘Facebook’ komenton shifrat e vdekjeve të shkaktuara nga virusi i ri. Mjeku thotë se Covid-19 vret më pak se gripi i zakonshëm dhe këtë deklaratë e mbështet në të dhënat e publikuara nga Institutit i Shëndetit Publik “Carlos III” në Madrid. Ky studim paraqet përqindja e vdekshmërisë sipas […]

Lexo më shumë

Shifra rekord të infektuarish nga Covidi/ 5 humbje jete, 18 në terapi intensive dhe 4 të intubuar në vendin tonë

Shifra rekord të infektuarish nga Covidi/ 5 humbje jete, 18 në terapi intensive dhe 4 të intubuar në vendin tonë

Publikuar më 11.08.2020
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 5 persona nga vir...

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 5 persona nga virusi dhe janë shënuar 140 raste të reja. Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 46 vjeçar nga Gjirokastra pa sëmundje të tjera, një 48 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 70 […]

Lexo më shumë

Nga humbja e shikimit deri te humbja e jetës nga Covidi, historia e dhimbshme e profesor Kelment Qerimit

Nga humbja e shikimit deri te humbja e jetës nga Covidi, historia e dhimbshme e profesor Kelment Qerimit

Publikuar më 11.08.2020
Në një vit pedagogu humbi shtëpinë, shikimin dhe jetën. Në d...

Në një vit pedagogu humbi shtëpinë, shikimin dhe jetën. Në dhjetor të 2019, nëpërmjet “Shekulli”-t pedagogu bënte apel për ndihmë pasi kishte nevojë për një operacion, por institucionet nuk reaguan Enida Vërça Mbrëmjen e 10 gushtit ndërroi jetë nga Covidi-19 pedagogu i Universitetit Politeknik Tiranë, Kelment Qerimi. Qerimi u shua në moshën 47-vjeçare duke lënë […]

Lexo më shumë

Vazhdojnë viktimat, rritet numri i rasteve të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri

Vazhdojnë viktimat, rritet numri i rasteve të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri

Publikuar më 10.08.2020
Në 24 orët e fundit janë shënuar 125 raste të reja me Covid ...

Në 24 orët e fundit janë shënuar 125 raste të reja me Covid dhe 1 humbje jetë në vendin tonë. Fatkeqësisht, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen, një 55 vjeçare nga Vlora. Sa i përket testeve janë kryer 506 për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 125 persona janë konfirmuar të […]

Lexo më shumë

“Do të shini pacientë me Covid në çdo ambient”, mjeku ngre alarmin: Evitoni këto vende

“Do të shini pacientë me Covid në çdo ambient”, mjeku ngre alarmin: Evitoni këto vende

Publikuar më 10.08.2020
Epidemiologu Taulant Muka, nëpërmjet një postimi në rrjetin ...

Epidemiologu Taulant Muka, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, paralajmëron për një situatë shumë shqetësuese në ditët e ardhshme. Mjeku shkruan se pritet që të ketë pacientë në çdo pavijon dhe poliklinikë. Për këtë arsye, ai u bën thirrje qytetarëve të evitojnë të gjithë grumbullimet. Të evitojnë takimet shoqërore dhe po ashtu spitalet, të […]

Lexo më shumë

“Covid-19 ka pësuar ndryshime”, mjeku jep lajmin e mirë: Ja aleati ynë më i fortë!

“Covid-19 ka pësuar ndryshime”, mjeku jep lajmin e mirë: Ja aleati ynë më i fortë!

Publikuar më 09.08.2020
Mjeku u njohur Ilir Alimehmeti përmes një postimi në rrjetet...

Mjeku u njohur Ilir Alimehmeti përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhanë lajme mjaft shpresëdhënëse ndaj virusit Covid-19. Teksa të gjithë e dinë se për momentin po qarkullon forma e re e koronavirusit G614, i cili është bërë më i transmetueshëm, Alimehmeti ka publikuar një studim të fundit. Sipas këtij studimi virusi ka pësuar […]

Lexo më shumë