Bikektomia jokirurgjikale, mollëza të theksuara në pesë minuta

Nga Silvana Balliu

Këshillat e mjekes dermatologe, venerologe dhe kozmetologe Rudina Thanasi për të patur një fytyrë të gjatë, të hollë si yjet e kinemasë ndërkombëtare. Pse duhet të jemi pacientë të kirurgjisë estetike dhe si mundet të kurojmë depresionin vetëm me një rregullim estetik

Të gjithë ata që kanë fytyrë të rrumbullakët , te influencuar nga të gjitha modelet që na serviren nga kinemaja apo fotomodelet j ku te gjithe anë me fytyrë të gjatë të hollë, me prerje ku thellohen mollëzat. Ndonjëherë na është dukur se ky është fati, këto janë genet dhe nuk mund të bëjmë gjë kundër kësaj. Por, jo! Kjo lloj fytyre mund të rregullohet për pesë deri në dhjetë minuta me disa pika botox.  Një nga metodat më të famshme të viteve të fundit, Bikektomia.  Emertimi  ka ardhur nga doktori Bikek, i cili krijoi një metodë kirurgjikale, për hollimin e fytyrës, dhe zhvendosjen e vëmendjes  gradualisht në pjesën  e sipërme të fytyrës dhe mënyra për ta realizuar këtë ishte evidentimi apo  vendosjen në pah të mollëzave.

Nje trend shumë i kërkuar, bikektomia erdhi si zgjidhje minimal invazive si zëvendësim i një metodë që ishte shumë e dhimbshme dhe traumatizuese dhe efekte të gjata të parikthyeshme, siç ishte ajo e heqjes së molarëve apo më thjeshtë heqjes së tërë dhëmbëve, për të krijuar këtë efekt të vendosjes së mollëzave në pah. Dhe të dukej fytyra e hollë dhe e zgjatur dhe e ngritur për lart. Meqenëse është shenjë vitaliteti dhe bukurie. Nuk ka model të viteve ’80 që nuk e njeh këtë metodë dhe nuk e ka përjetuar, të paktën më të famshmit. Dr. Bikekton bëri këtë metodë të re, që nuk kishte më nevojë që të shkulje dhëmballët, por ishte e mjaftueshme që të bëhej një injektim i vogël, mbi molarin e dytë sipër.

Dr. Rudina, kjo është një metodë që është rikthyer në trend? Si mund ta bëjmë linjën e profilit të hollë?

Kjo është një metodë që po kërkohet shumë dhe sot.  Ka si rezultat formën perfekte ëe fytyrës, atë të moshës 30. Eshte një metodë e lehtë për kë di ta bëjë, është shumë efikase, 30% e efektit dallon përnjëherë për sa kohë je. Akoma në klinikë, është një metodë shumë elegante, dhe në ditët e sotme është edhe joinvazive.  Megjithëse emërtimi emocional vazhdon të jetë “Bikektomi” tashme nga Bikektomia ka mbetur vetëm rezultati i përfituar ( pa dëme fizike) por vetë metoda me rritjen profesionale të mjekëve estetikë, me eksperiencën e përfituar nga 20 vite injektime Botox dhe nje kuptim më i mirë i muskujve të mimikës, ka progresuar në një metode totalisht joinvazive. Çfarë ndodh në koncept. Kjo si procedurë është për ata që kanë fytyra lehtësisht të rrumbullakëta ose i kanë muskujt e kafshimit shumë të fortë apo muskujt e fytyrës të lëshuar poshtë nga mosha apo një gjendje e caktuar emocionale për një kohë të gjatë. Disa prej tyre dëshirojnë të kenë një linjë të hollë, e cila i nxjerr linjat më evidente, më të qartë, mollëzat të jenë më në pah dhe fytyra të duket më e gjatë. Fillimi i parë do të ishte “prerja” e muskulit, pra ngritja e zigomatikëve dhe prerja e profilit me botulinium toksik.

Procedura do të ishte e njëjtë, si atëherë kur ne trajtojmë qafën dhe e ngremë sipër, thjesht që sasia e botox-it që ne e përdorim për të modeluar muskulin e nofullave është pak më e madhe se sa normalisht. Si rezultat i injektimit të botulinium Toksin në vendin e duhur dhe në sasinë e duhur përfitohet  një zbutje e muskujve masseter ( të kafshimit të sipërmit)  dhe vizualisht një prerje natyrale e fytyrës, po aq evidente sa edhe me metodën kirurgjikale miniinvazive Bikektomine. Pacientët si rezultat kane një mollëz më të evidentuar të ngritur lart në mënyrë natyrale pa ndihmën e një substance mbushese. pra nuk bie më në sy nofulla dhe duke marrë forcë muskujt zigomatike bien me shume ne sy mollëzat. Kjo është pjesa e parë e procedurës që është edhe më e rëndësishmja, siç e thamë muskujt janë edhe më interesantë. Muskujt janë të tërë në komunikim konstant  me njëri-tjetrin dhe në momentin që ke prekur njërin i ke prekur të tërë. Praktikisht mund të ndryshosh të gjitha parametrat e fytyrës.

Pjesa e dytë e procedurës, është nëse personi ka nevojë bëhen disa injektime me lipolizën nga mesoterapia, që tret zona të caktuara në dhjamit, megjithatë kjo procedurë preferohet nga personat e një moshe të caktuar apo personat qe per arsye personale ose shendetesore kane patur nje shperthim kortizonik. Pjesa me thelbesore e procedures dhe rezultati më i dukshëm mbërrihet pas injektimit të Botulinium toksine.  Megjithate për një rezultat më të mirë më të qëndrueshëm në kohë tek disa pacientë vazhdohet me tretjen e dhjamit në gushën dyfishe apo në zonën e poshteme të faqeve (aty ku si pjesë e karakteristikës natyrale të fytyrës është një depozitë dhjamore me proeminente të cilën pacienti nuk e dëshiron estetikisht). Një  pjesë plotësuese  e rezultatit nëse është nevoja dhe pacienti e deshiron eshte injektimi me  acidi hialuronik për të ridefinuar më fort mollëzat , linjën mandikulare ( joël line)

Sa zgjat si procedurë?

Disa minuta, d.m.th nga pesë deri dhjetë minuta.

Është e kushtueshme si procedurë?

Jo sa një botox i zakonshëm ose 2 here kostoja e një botoxi.

Sa zgjat efekti, pas sa kohësh duhet ta ripërsërisim?

Njësoj si çdo procedurë që bëhet me botulinium toksin, por jo si qafa, sepse efekti në qafë është më i gjatë është gati rreth 18 muaj. Kohëzgjatja po ashtu varet edhe nga zakonet individuale të pacientit po ashtu nga produkti që ke përdorur nga sasia që ke përdorur. Unë u rekomandoj pacientëve që procedurën e parë ta ribëjnë nga tre deri në katër muaj.  Herën e dytë po kështu, pastaj një herë në gjashtë muaj, tetë muaj. Në kohë mund të ribëhet një herë në 2-3 vjet ose edhe më shumë, nëse herët e para është ndjekur protokolli korrekt i injektimit.

Efekti është i dukshëm?

Efekti është shumë i dukshëm. Zakonisht pacientët thonë, me shaka” ku ma çove nofullën ? “. Zakonisht një sy i stërvitur e dallon efektin direkt edhe nga klinika.  Për një pacient që e bën këtë procedurë për herë të parë është interesante të injektosh vetëm një  gjysëm të fytyrës fillimisht sepse gati 30 % e efektit është menjëherë evidente dhe efekti vihet re shumë kollaj në pasqyrë. Kur injektohen të dyja pjesët e fytyrës duhen tre ditë  të fillojë të duket ndryshimi dhe deri në dy javë që të stabilizohet, si çdo procedurë tjetër me botox.

Kjo procedurë ka efekte të tjera?

Përveç  hollimit, dobësimit të fytyrës  ka si rezultate mbase edhe më të dëshiruar ngritjen dhe zmadhimin e mollëzave për lart. Ky është një efekt shumë avantazhues dhe specific i Bikektomisë Joinvazive , i pamundur në bikektominë konvencionale kirurgjikale. Ndodh si rezultat i zbutjes së forcës tërheqëse për poshtë të muskujve maseter dhe marrjen e forcës nga muskuli. Kështu e gjithë fytyra ngrihet për lart dhe në veçanti evidentohen mollëzat.

Po sikur të biem në duart e gabuara?

Janë të paktë doktorët që mund ta bëjnë këtë ndërhyrje. Pikërisht për faktin se nuk është një procedurë e thjeshtë dhe meqenëse kemi të bëjmë me shumë muskuj të lidhur bashkë, ndërhyrja estetike nëpërmjet injektimeve Botox  hyn tek zonat speciale dhe është një procedurë që e bëjnë vetëm pak specialistë në botë.  Për këtë arsye nuk ka ende asnjë rast të raportuar me efekte sekondare. Megjithatë, edhe në rastin që fillon e bëhet “popullore”  efektet më të këqija të mundshme sekondare ikin për 2-3 muaj.  Deri më tani meqenëse është një procedurë me vështirësi të lartë për mjekun dhe kërkon njohuri të thella të anatomisë, anatomise dinamike, procesit të moshës etj, kërkon po ashtu shumë përqendrim, vëmendje dhe eksperiencë, bëhet vetëm nga specialistë të pakët.

Po ashtu kërkon një njohje të mirë të procesit të kompensimit nëpërmjet vëmendjes te pacientët e rinj në moshë.Të gjitha fytyrat kanë një asimetri. Por, personat e rinj janë në gjendje ta kompensojnë nëpërmjet lëvizjeve, dhe kontrollit të caktuar mbi një muskul të caktuar asimetrik. Atëherë, ti  si doktor mund ta dallosh një muskul dhe mund ta konceptosh saktë procedurën. Nëse ka një asimetri të madhe, ekziston mundësia që të bëhet më evidente, sado profesionisht të jetë doktori. Po sigurisht pas shtatë ditësh deri në dy javë pacienti vjen dhe bëhet një touch up.

Nëse  dallon me të vërtetë asimetria e vërtetë dhe bëhet kompensimi nëpërmjet muskujve. Por, kur bëhet fjalë për efekte sekondare në kohë të gjatë siç pyete ti, jo, rreziku nuk është i madh, pikërisht se këta muskuj janë shumë të fortë.  Sasia e botoxit e përdorur është shumë e vogël krahasimisht me forcën e muskujve të injektuar, ndryshe do të kushtonte jashtëzakonisht shumë procedura. Kështu që në atë ekuilibër kosto-rezultat procedura është me satisfaksion te madhe edhe per pacientin edhe për mjekun specialist, dhe nuk ka efekte sekondare në kohë të gjatë. Duke qenë muskuj të mëdhenj kanë mundësi që t’u rikuperojnë gabimet, ndryshe p.sh. nga gabimet trashanike që bëhen rreth e rrotull syrit, atrofizimi i muskulit, pasi jep rënie të faqes.

“Për këtë procedurë duhet të njohësh anatominë dhe personin”

Megjithëse, gabimet e botox-it njerëzit nuk është se i trembin aq shumë dhe janë në kohë të gjatë, bëhen më problematike kur ndërhyn në pjesën e sipërme sesa kur ndërhyn në pjesën e poshtme. Vështirësia e kësaj si procedure është se duhet të njohësh anatominë, por edhe personin, sidomos kur janë të rinj në moshë kanë një kompensim të muskulaturës, gjithë fytyra ka asimetri. Por, personat e rinj janë në gjendje ta kompensojnë nëpërmjet lëvizjeve, dhe kontrollit të caktuar mbi një muskul të caktuar asimetrik. Atëherë, ti mund ta dallosh një muskul dhe mund ta konceptosh saktë procedurën. Nëse ka një asimetri ekziston mundësia që të bëhet më evidente, sado profesionisht të jetë doktori. Sigurisht pas shtatë ditës deri në dy javë pacienti vjen dhe bëhet një touch up dallon me të vërtetë asimetria e vërtetë dhe bëhet kompensimi nëpërmjet muskujve.

Por, kur bëhet fjalë për efekte sekondare në kohë të gjatë siç pyete ti, jo, rreziku nuk është i madh, pikërisht se këta muskuj janë të fortë. Ndryshe do të kushtonte jashtëzakonisht shumë procedura. Kështu që në atë ekuilibër kosto-rezultat procedura është super dhe nuk ka efekte sekondare në kohë të gjatë. Duke qenë muskuj të mëdhenj kanë mundësi që t’u rikuperojnë gabimet, ndryshe p.sh nga gabimet trashanike që bëhen rreth e rrotull syrit, atrofizimi i muskulit, pasi jep rënie të faqes. Dhe fllon të duket gusha edhe pse ti në fillim si pacient je shumë i kënaqur se nuk ke asnjë rrudhë te sytë, për pak kohë të bie faqja dhe të del gusha dyfishe dhe nuk e kupton dot pse, këtë gjë nuk ta jep pjesa e poshtme e fytyrës.

A është një procedurë që në klinikën tënde bëhet shpesh?

Po është një procedurë që bëhet shumë shpesh. Zakonisht janë të rinjtë, mosha që e preferon  me shume eshte 20, 25, 35-vjeçarët. Sigurisht ka edhe më të mëdhenj në moshë. Ka edhe më të rinj në moshë,  por jo pa lejen e prindërve. Kjo procedurë tërheq edhe gushën dyfishe dhe është një efekt i pëlqyeshëm. Po ashtu e njëjta procedurë trajton edhe dy probleme mjekësore: bucomaxilofaciale atë të daljes së mandibules nga artikulationi në rastin e një muskuli maseter shumë të fuqishëm dhe të prishjes së përshpejtuar të dhëmbëve nga shtrëngimi I pavullnetshëm i nofullave gjatë gjumit.

Po pjesa e varur poshtë faqes, kur të duken faqet si të rëna, a është e njëjta procedurë apo ka ndryshime?

Është e njëjta procedura, por ndryshon sasia e botox-it dhe zona e injektimit. Procedura është afërsisht e njëjtë, kur bëhet fjalë për të rregulluar gushën dyfishe, sasia e injektimeve janë pak më shumë dhe qëllimi është tjetër. Qëllimi nuk është që të thyejë profilin, por ta ngrejë fytyrën përsipër dhe t’i çojë muskujt aty ku duhet të ishin le të themi. Ose atje ku kanë qenë  natyrshem muskujt te pozicionuar apo me forcen te shperndare natyrshem, perpara dhjetë vitesh dhe të zhvendosë vëmendjen në pjesën e sipërme të fytyrës. Ne Bikektomi qellimi eshte hollimi i fytyres dhe vendosja ne pa hose jo i zigomatikeve  ndersa kur trajton qafen dhe gushen dyfishe qellimi eshte rievidentimi I linjes mandibulare, zgjatimi i qafes dhe ritonifilkimi i fytyres.

Sic lartpermenda te dyja keto procedura mund te kombinohen , po ashtu mund te plotesohen me procedura te tjera si lipoliza, mezoterapia dhe injektimi me filler sipas nevojave dhe  dëshirave te pacientit. Sigurisht që nuk do të bëja kurrë një bikektomi pa ngritur qafën nese ky eshte problem kryesore.. Sado që ta kërkojë pacienti, sepse do të ishte jologjike. Por, një ngritje të qafës dhe një trajtim të gushës dyfishe, pa bërë bikektomi është shumë normale. Ndryshon pak edhe kostoja, sepse janë dy procedura të ndryshme. Mund të bëhet si një e vetme, mund të bëhet si dy procedura të ndryshme.

Ne kemi folur gjatë për procedurat estetike. Pas shumë vitesh, të gjithë kanë një lloj frike. Si i shikon ti këta njerëz, që i kanë bërë këto lloj ndërhyrjesh pas disa vitesh?

Mbas nje experience pothuajse 20-vjeçare , ti  si doktor  ke parë shume gjëra. Kënaqësia me e madhe është kur trajton një pacient që ke 20 vjet që e trajton dhe të thotë, faleminderit, shikoje pozat e mia para 20 vitesh dhe sot ndihem edhe më mirë me veten se atëherë.  Per mua personalisht ky është sensi i mjeksise estetike. Rritja e cilësisë të së përditshmes së pacientëve tanë. Mjeksia estetike po ashtu ka dhënë një zgjidhje shumë elegante, jo traumatizuese për shumë probleme mjekësore si dhe vetë procedura që sapo folëm.

Si komprimimin e trigemenit, shkeputja nga artikulationi i nofullës së poshtme apo prishja e dhëmbëve nga kërcitja dhe shtrëngimi i pavullnetshëm i nofullave gjatë natës etj. Edhe një nga problemet më të zakonshme të botës mjekësore sot si migrena dhe depresioni gjejnë një zgjidhje të mundshme efikase me injektimin botox në glabella. Nda kur flasim për frikë nga procedura estetike flasim në fakte nga zgjidhje personale të gabuara. Ndërkohë që estetika ka kthyer në një kënaqësi disa ndërhyrje kirurgjikale të dhimbshme traumatizuese dhe jo gjithmonë të suksesshme. Ka kthyer në kënaqësi zgjidhjen e disa problemeve mjekësore të pamundura më parë si migrena rekurente, depresioni hiperhidroza. Vërtet zgjidhja është e përkohshme, por është e mundshme. Kushedi se çfare mundësish do të krijohen në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet