×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Bienalja e parë e karikaturës në Shqipëri, mbi 100 artistë nga gjithë bota konkurrojnë me veprat më të mira

Shqipëria do të mbledhë për herë të parë në një bienale emrat më të njohur të karikaturës në mbarë botën. Drejtoresha ekzekutive dhe themeluesja e çmimit Niko Nikolla, Flora Nikolla, tregon për “Shekulli”-n si i lindi kjo ide dhe çfarë pritet të ndodhë në eventin e rëndësishëm, që synon të vendosë Shqipërinë në hartën e karikaturës botërore.

Lorena Resulaj

Për herë të parë Shqipëria do të organizojë një bienale karikature, që do të mbledhë emrat më të njohur të kësaj fushe nga mbarë bota. Nga 500 vepra, juria shqiptare e përbërë nga emra të njohur si Agim Sulaj, Bujar Kapexhiu, Vera Bekteshi, Rezear Xhaxhiu, Gjet Ndoj, Diana Mile, Gentain Zeka, Agim Janina, Ilir Harxhi, Thoma Gëllçi, kanë përzgjedhur 120 karikatura që do të garojnë në finalen e madhe. Bienalja e karikaturës do të mbahet nga datat 18-20 shtator në qytetin e Pogradecit, organizuar nga “Albanian Excellence” në bashkëpunim me bashkinë e qytetit të Pogradecit.

Bienalja organizohet në kuadër të Ditëve të Humorit Niko Nikolla dhe organizatorja e këtij eventi, Flora Nikolla tregon si i lindi si ide. E bija e publicistit Niko Nikolla, që njihej edhe si pena e hollë e humorit shqiptar dhe drejtuesi i revistës “Hosteni”, zbulon për “Shekullin”-n detaje nga gjithë kjo ngjarje e rëndësishme për artin.

Një miku im që është anëtar i jurisë, i cili është dhe njeri shumë i rëndësishëm në jetën pogradecare, Ilir Shyta, kur isha në Pogradec më thotë: ‘Albanian Excellence promovon të gjithë njerëzit, ti kur do e promovosh babain tënd?’ Dhe kjo më vendosi në sedër që duhej të bëhej një aktivitetet për Niko Nikollën. Në atë moment lashë një takim me kryetarin e Bashkisë Pogradec që u tregua shumë dashamirës dhe kështu nisi të konturohej një aktivitet për Niko Nikollën. Ne menduam të organizojmë ditët e humorit Niko Nikolla në Pogradec në kujtim të tij, që do të ndahej në dy shtylla kryesore: e para do të ishte karikatura, sepse revista Hosteni ka qenë një shkollë e padiskutueshme në krijimin e fizionomisë së karikaturës shqiptare pas viteve ’70 dhe një rol shumë të rëndësishëm ka luajtur Niko Nikolla në krijimin e shkollës së karikaturistëve duke filluar nga Zef Bumçi, Dhimitër Ligori, Arben Meksi, Agim Sulaj, Ilir Pojani, etj”, tha Flora Nikolla.

Ideatorja e bienales thotë se për fazën finale janë përzgjedhur nga juria 120 karikatura nga 50 shtete të ndryshme të botës.

Erdhën 500 karikatura nga 50 shtete të botës dhe u përzgjodhën rreth 120. Anëtarët e jurisë kishte raste që përzgjodhën edhe 2 karikatura nga një autor, apo dhe 3 kur vlenin. Autorët janë të njohur dhe janë nga të gjitha kontinentet. Nga Europa janë gati të gjitha shtetet duke filluar nga Suedia, Spanja, Italia, Greqia, Qipro. Për të vazhduar me Ballkanin, që janë të gjitha shtetet e Ballkanit, sepse bienalja titullohet ‘Buzëqeshje Ballkanike’. Turqia ka shumë. Për të vazhduar me Lindjen e Largët. Kina ka sjellë shumë vepra me mbi 10 autorë. Për të kaluar pastaj në Indonezi, Brazil, Argjentinë, në Iran, Irak. Ne si organizatorë të ‘Albanian Excellence’ jemi befasuar nga interesi që ka ngjallur ky aktivitetet për t’u organizuar. Është vërtetë për t’u vlerësuar, sepse jo vetëm që është futur Shqipëria në hartën e karikaturës botërore, por njëkohësisht pjesëmarrja është shumë dinjitoze e këtyre autorëve. Kjo bienale do të zhvillohet në vazhdimësi, do të kthehet në një traditë dhe sigurisht edhe prezantimi gjithëpërfshirës i këtyre artistëve ka rëndësi të madhe në lidhje me këtë vazhdimësi.

Një vlerë e shtuar e kësaj bienaleje është pjesëmarrja e Agim Sulajt, një karikaturistë me vlerë botërore, një aset kombëtar që jeton në Itali, i cili më tepër ka çmime se sa vite jetë. Ky aset ka qenë një ambasador i jashtëzakonshëm për promovimin e Bienales së Karikaturës Niko Nikolla”, tregoi Flora për “Shekulli”-n.

Ajo tha se nata finale është menduar si një festë e madhe popullore, që do të ekspozojë jo vetëm veprat e karikaturistëve, por do të promovojë edhe vlerat e qytetit të Pogradecit.

Rreth 120 karikaturave do t’i bashkëngjiten edhe 30 karikaturat që Agim Sulaj me dashamirësinë e tij ka sjellë. Janë kopertina të revistës Hosteni të botuar në vitet ’70-’80. Do të jenë rreth 150 karikatura që do të pushtojnë Pogradecin nga datat 18-20 shtator. Do të jetë dhe një festë e madhe popullore, ne kemi menduar me bashkinë e qytetit që gatimet dhe kostumet tradicionale të gërshetohen me karikaturistët që do të jenë prezent në këto ditë. Në natën gala shpresojmë shumë të jenë prezent fituesit dhe përfaqësuesit diplomatik të shteteve të tyre. Kemi menduar që mbrëmja gala të prezantohet nga Zhaklina Gjolla një gazetare dinjitoze, që ka vlerën e saj edhe sepse është një vajzë pogradecare”, tha Nikolla.

E ardhmja

Flora Nikolla tregoi se Ditët e Humorit Niko Nikolla do të kthehen në një traditë së bashku me bienalen, por duke përfshirë edhe aktivitete të tjera për të angazhuar artistë të Shqipërisë në të tilla evente. Ajo tha se për vitin tjetër është menduar që të organizohet një konkurs mbarëkombëtar për letërsinë e humorit dhe satirës, që sipas saj sot është në agoni.

Vitin tjetër do të organizohet po në kuadër të Ditëve të Humorit Niko Nikolla edhe një konkurs mbarëkombëtar për humorin dhe satirën nisur nga prodhimtaria e vakët e letërsisë humoristike e satirike. Ne duam që vitin tjetër t’i japim një shtysë kësaj letërsie kudo ku ka shqiptarë. Ne nuk mund të qeshim me batutën, duhet të qeshim me filozofinë që sjell humori, sepse humori është shumë i vështirë, duhet të kesh kulturë të jashtëzakonshme ta kuptosh, ta vlerësosh dhe aq më tepër ta shkruash. Dua të theksoj dhe vlerësimin e figurave të humorit shqiptar. Vërtetë Niko Nikolla ka vlerë të padiskutueshme në të shkruarin e humorit, por ai ka qenë një menaxhues i vlerësimit të humorit. Nuk kishte moment që revista Hosteni nuk vlerësonte figura të letërsisë humoristike të asaj kohe. Kujtoj romanin ‘Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo’, që është botuar për herë të parë me këmbënguljen e Niko Nikollës. Dhe të gjitha figurat e tjera si Nonda Bulka, Spiro Çomora, Qamil Buxheli, Mitrush Kuteli, Dritëro Agolli. Të gjithë autorët shqiptarë që kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në formimin e fizionomisë së humorit shqiptar, në këto ditë  të humorit do të jenë në vëmendje, do të vlerësohen, sepse duke vlerësuar të shkuarën ne vlerësojmë dhe përcaktojmë edhe të ardhmen tonë”, tregoi Flora Nikolla për ‘Shekulli”-n.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Humbi jetën nga COVID-19/ Koço Devole do të festonte sot 75-vjetorin e lindjes, miqtë përlotin rrjetin

Humbi jetën nga COVID-19/ Koço Devole do të festonte sot 75-vjetorin e lindjes, miqtë përlotin rrjetin

Publikuar më 28.11.2020
Pak ditë më parë, legjenda e humorit shqiptar, Koço Devole, ...

Pak ditë më parë, legjenda e humorit shqiptar, Koço Devole, u nda nga jeta si pasojë e COVID-19. Këtë 28 Nëntor, Devole do të festonte edhe 75-vjetorin e lindjes. Profili i tij, është mbushur me mesazhe nga miqtë dhe të njohurit e të ndjerit. Mes dhjetërave mesazheve, miqtë dhe të njohurit shprehen se ende nuk […]

Lexo më shumë

Prej tre javësh në Infektiv, COVID-19 i merr jetën piktores Lumturi Blloshmi

Prej tre javësh në Infektiv, COVID-19 i merr jetën piktores Lumturi Blloshmi

Publikuar më 27.11.2020
Piktorja e njohur Lumturi Blloshmi ka ndërruar jetën si paso...

Piktorja e njohur Lumturi Blloshmi ka ndërruar jetën si pasojë e COVID-19. Ajo ishte e shtruar prej 3 javësh në spitalin Infektiv, ku fatkeqësisht nuk arriti të mbijetoi. Blloshmi ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare,  duke lënë pas një vepër të madhe në artin dhe pikturën shqiptare. Të gjitha vitet e jetës ia dedikoi pikërisht profesionit […]

Lexo më shumë

Shuhet ikona e muzikës shqiptare, Ismet Peja

Shuhet ikona e muzikës shqiptare, Ismet Peja

Publikuar më 23.11.2020
Kjo e hënë ka nisur me lajme të hidhura për artin dhe muzikë...

Kjo e hënë ka nisur me lajme të hidhura për artin dhe muzikën. Mësohet se një ndër këngëtarët më të mirë të muzikës tradicionale shqiptare, Ismet Peja është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare. Ka qenë djali i tij, Visa Peja i cili përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka ndarë lajmin e trishtë. […]

Lexo më shumë

“S’të dhashë dot një gotë ujë”, COVID-19 i merr jetën regjisorit të dhjetëra filmave shqiptarë

“S’të dhashë dot një gotë ujë”, COVID-19 i merr jetën regjisorit të dhjetëra filmave shqiptarë

Publikuar më 22.11.2020
Regjisori i dhjetëra filmave shqiptarë, Muharrem Fejzo ka nd...

Regjisori i dhjetëra filmave shqiptarë, Muharrem Fejzo ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare, si pasojë e COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij Joe Fejzo me anë të një postimi në rrjete sociale.  “Lamtumirë babo. Pusho në paqe në krahët e të madhit Zot, e të gjithë të dashurve atje sipër. Më […]

Lexo më shumë

Arti në zi, ndahet nga jeta dirigjenti i njohur

Arti në zi, ndahet nga jeta dirigjenti i njohur

Publikuar më 10.11.2020
Është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare dirigjenti i njohu...

Është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare dirigjenti i njohur Milto Vako. Lajmin e ka dhënë në faqen zyrtare Teatri i Operas dhe Baletit, teksa i shpreh ngushëllime familjarëve dhe të afërmeve të artistit. Vako la pas një sërë veprash që i dhanë jetë shkollës së muzikës shqiptare “Lamtumirë – Mjeshtrit Milto Vako Me hidhërim […]

Lexo më shumë

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta shkrimtari dhe regjisori i njohur (Emri)

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta shkrimtari dhe regjisori i njohur (Emri)

Publikuar më 04.10.2020
Shkrimtari, regjisori dhe përkthyesi i njohur Gjergj Vlashi,...

Shkrimtari, regjisori dhe përkthyesi i njohur Gjergj Vlashi, është ndarë nga jetra në moshën 92-vjeçare. Vlashi ka qenë i nderuar me titujt e lartë “Nderi i Kombit”, “Artist i Popullit” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”. Ai është mjaft i njohur si themelues i Varietesë dhe regjisor i Estradës së Durrësit në vitin 1960, ndërsa […]

Lexo më shumë

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur

Publikuar më 15.09.2020
Është ndarë nga jeta aktori i njohur shqiptar, Adem Mikullov...

Është ndarë nga jeta aktori i njohur shqiptar, Adem Mikullovci. Lajmin për këtë ndarje nga jeta në moshën 81-vjeçare e ka dhënë deputeti Begjet Pacolli. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, deputeti i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të aktorit. Adem Mikullovci ka lindur në vitin 1939 në Vushtri të Kosovës. […]

Lexo më shumë

Gala, vajza e Robert Aliajt fiton “The Voice Kids” në Belgjikë

Gala, vajza e Robert Aliajt fiton “The Voice Kids” në Belgjikë

Publikuar më 12.09.2020
Gala, vajza e artistit Robert Aliaj ka fituar “The Voice Kid...

Gala, vajza e artistit Robert Aliaj ka fituar “The Voice Kids” në Belgjikë. Ajo performoi me dy këngë të Elton John, duke mahnitur jo vetëm jurinë por të gjithë ata që e ndoqën dhe duke fituar kështu çmimin e parë. Në mbrëmjen finale Gala performoi dy këngë të Elton John, ku ka mahnitur me zërin […]

Lexo më shumë