Bien prurjet e Vjosës, disa shtëpi ende nën ujë në Vlorë (FOTO)

Foto 1 nga 6 Pas Para

Edhe pse niveli i prurjeve të lumit Vjosë ka rënë me 40 cm, situata vijon të jetë e rënduar në fshatrat Fitore dhe Novoselë të Vlorës.
Mësohet se 77 banesa janë nën ujë, 7 në Novoselë dhe 70 në Fitore.
Niveli i ujit ka arritur deri në 2 metra në banesa. Rrugët që lidhin këto fshatra janë totalisht të bllokuara nga uji.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtes bën me dije se ka rënie të nivelit të ujit në gjithë pellgun Levan–Ura e Mifolit-Novoselë.
Forcat e Armatosura janë prezente me 150 efektivë në terren si në Levan, Ferras, Novoselë.
Një kontigjent i FA dhe dy pompa thithëse uji janë nisur për në fshatin Darëzezë, pasi këtu pritet të ketë grumbullim të ujit gjatë ditës së sotme.
Në Novoselë mëngjesin e sotëm është bërë evakuimi i dy banorëve të cilët kanë kërkuar ndihmë.

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet