Bie suvaja e tavanit në një shkollë në Tiranë, lëndohet mësuesja

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Sipas “BalkanWeb”, në rrugën “Pjetër Budi”, te Shkolla “Osman Myderizi”, ka rënë suvaja e tavanit të një klase.
Nga rënia e materialeve, është dëmtuar mësuesja me iniciale E. P., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve por pa probleme për jetën. Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se nuk ka nxënës të dëmtuar. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Të tjera

Abissnet