Bie në pranga familja shqiptare në Itali, burrat u burgosën për drogë, s’do ta besoni atë që bënë gratë

Publikuar më 27. 10. 2017 nga Eno Shkëmbi

Një familje shqiptare, e cila ishte nën hetim që dimrin e kaluar nga Policia e Arezzos në Itali është arrestuar.

Mediat italiane raportojnë se hetimi ka nisur pas gjurmimit të dy shqiptarëve 25 dhe 48 vjeç të cilët punonin si kamarierë, por në fshehtësi kryenin shpërndarje kokaine, kryesisht për përdoruesit e drogës në Gragnone dhe Arezzo.

Pas arrestimit të dy shqiptarëve u futën në “valle” edhe nëna dhe vajza e njërit prej të arrestuarve, respektivisht, 42 dhe 25-vjeçare.

Gratë të cilat ishin të përfshira në biznesin e drogës morën jo vetëm të drejtat e burrave të arrestuar, por e rënduan veten duke kërcënuar për dhënie shuma parash.

Policia ka dokumentuar dëshmi se si shqiptarja ka pasur një episod dhune me një tjetër person, duke e kanosur të sillte shumën prej 10,000 euro në këmbim të makinës, që i mbajti peng, duke e justifikuar këtë se i duhej për shpenzimet ligjore të bashkëshortit në burg.

Ndërkaq një tjetër familjeje që ka rënë gjithashtu pre e kërcënimit i është kërkuar 2 mijë euro. Hetuesit e çështjes i akuzojnë tashmë gratë shqiptare për “grabitje” dhe “shpërndarje droge”.

Tashmë ato pritet të merren në pyetje pasi u transferuan në burgun e Sollicianos, që ndodhet në qytetin e Firences.