Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 68-vjeçari në Velipojë

Një burrë 68 vjeç ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja ka ndodhur në Velipojë. Më saktë, kjo ngjarje ndodhi në fshatin Pulaj.

I moshuari ishte duke bërë ca punime krejt vetjake, kur papritur ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe ka vdekur në vend. Shtetasi që ka humbur jetën është Ndue Lusha. Ai u dërgua në Spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, por nuk ia ka dalë dot “betejës” me jetën.

/D.Xh/

 

 

 

Të tjera

Abissnet